• e premte, 05 dhjetor 2025

Paradë ushtarake në Uashington për përvjetorin e ushtrisë amerikane dhe ditëlindjen e 79-të të Trampit

Paradë ushtarake në Uashington për përvjetorin e ushtrisë amerikane dhe ditëlindjen e 79-të të Trampit

Uashington, 3 maj 2025 (MIA) - Me rastin e ditëlindjes së presidentit Donald Tramp dhe 250-vjetorit të Armatës amerikane (14 qershor), Pentagoni po punon në planet për një paradë ushtarake që mund të përfshijë pjesëmarrjen e më shumë se 6.500 ushtarëve, rreth 150 automjete dhe 50 aeroplanë luftarakë në Uashington, bëjnë të ditur mediat amerikane, duke cituar deklarata nga zyrtarë anonimë.

Kremtimet për përvjetorin e themelimit të ushtrisë amerikane që në qarqet ushtarake quhen ditëlindje, mbahen në gjithë SHBA-në dhe bazat amerikane anembanë botës.

Si pjesë e përgatitjeve për festimin e përvjetorit, ushtria amerikane ka planifikuar prej kohësh të zhvendosë trupa dhe pajisje ushtarake në Parkun kombëtar të Uashingtonit i cili shtrihet midis Kapitollit dhe memorialit të presidentit Abraham Linkoln. Zyrtarë amerikanë anonimë konfirmuan se planet përfshijnë paradë ushtarake, duke pasur parasysh se përvjetori ushtarak bie në ditëlindjen e 79-të të Trampit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR