Paraburgim për të dyshuarin për vënien e zjarrit në një hotel në Ohër
- Sektori për Punë të Brendshme - Ohër ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit M.U.(20) nga Shkupi, i dyshuar për vënien e zjarrit ku plotësisht është djegur objekti hotelerik në ndërtesën e Tregut të qytetit në Ohër.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:24, 19 mars, 2024

Ohër, 19 mars 2024 (MIA) - Sektori për Punë të Brendshme - Ohër ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit M.U.(20) nga Shkupi, i dyshuar për vënien e zjarrit ku plotësisht është djegur objekti hotelerik në ndërtesën e Tregut të qytetit në Ohër.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari më datën10 të këtij muaji në orën 03:40, me një person tjetër me lëng të ndezshëm kanë shkaktuar zjarrin në objektin në bulevardin "Turistiçka" në Ohër.
Në M.U. i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. I dyshuari është transferuar në Institutin Ndëshkues-Përmirësues "Burgu" - Ohër.
Foto: MIA