Paraburgim dhe kallëzim penal për "shkaktim të rrezikut të përgjithshëm" për shtetasin e Kosovës për zjarrin në Komunën e Tetovës
- I dyshuari për zjarrin në bodrumet e Komunës së Tetovës ka marrë kallëzim penal dhe tetë ditë paraburgim, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.R (38) nga Kosova për shkak të dyshimit për veprën penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm".
- Post By Fami Bajrami
- 17:55, 10 tetor, 2024
Tetovë, 10 tetor 2024 (MIA) - I dyshuari për zjarrin në bodrumet e Komunës së Tetovës ka marrë kallëzim penal dhe tetë ditë paraburgim, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.R (38) nga Kosova për shkak të dyshimit për veprën penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm".
"Me 06.10.2024 i akuzuari ka shkaktuar zjarr në hapësirat e bodrumit të komunës së Tetovës, pas çka është kapur dhe privuar nga liria. Gjykatësi në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës, të pandehurit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh, të cilin do ta vuajë në Shtëpinë-ndëshkuese përmirësuese në burgun e Shutkës në Shkup", informojnë nga MPB-ja.
Zjarri ka shpërthyer të dielën e 6 tetorit rreth orës 15, ndërsa i dyshuari është gjetur dhe arrestuar të hënën e 7 tetorit rreth orës 20 në bulevardin "Marshal Tito". Nga zjarri është djegur materiali zgjedhor që ruhej në hapësirat e bodrumit. Njësia kundër zjarreve në Tetovë informoi se zjarri është shuar për pak orë nga 12 zjarrfikës me katër automjete. rq/
Foto: MIA