• e diel, 22 dhjetor 2024

Papa Françesku përsëri bëri thirrje për paqe në Ukrainë

Papa Françesku përsëri bëri thirrje për paqe në Ukrainë

Romë, 19 nëntor 2024 (MIA) - Papa Françesko me rastin e 1.000 ditëve nga fillimi i luftës në Ukrainë, përsëri bëri thirrje për paqe dhe theksoi se "lufta është gjithmonë disfatë".

"Lufta është gjithmonë një disfatë. Përsëri bëj thirrje që të ndalet çmenduaria e dhunës. Le t'i përkushtohemi një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Le të lutemi për popullin e Ukrainës", porositi Papa përmes rrjetit social Iks. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR