• e martë, 24 dhjetor 2024

Paneli KKBE-MK: Në Francë, lufta kundër korrupsionit fillon nga arsimi, në vend minimum 10 për qind e buxhetit shkon për korrupsion

Paneli KKBE-MK: Në Francë, lufta kundër korrupsionit fillon nga arsimi, në vend minimum 10 për qind e buxhetit shkon për korrupsion

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Korrupsioni ekziston edhe në vendet-anëtare të BE-së, por ndryshimi qëndron në mekanizmat e zhvilluar me të cilët luftojnë kundër kësaj të keqeje. Në Francë lufta kundër korrupsionit fillon që nga arsimi, ndërsa në Maqedoninë e Veriut minimum 10 për qind nga buxheti shkojnë për korrupsionin. Kjo u theksua në seancën e dytë të panelit "Parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit: Menaxhimi i mirë, ligjet, institucionet dhe përgjegjësia për mbrojtjen e interesave publike të shtetit” në kuadër të Sesionit të gjashtë plenar të KKBE-MK.

Frederik Dubost, gjykatës i lidhjes në Ministrinë franceze të Drejtësisë dhe ekspert për Evropën Juglindore, në panel, theksoi se sipas sondazheve, 69 për qind e qytetarëve të BE-së besojnë se korrupsioni nuk ndiqet mjaftueshëm nga autoritetet kombëtare, gjë që, tha ai, është afërsisht në të njëjtin nivel si në shtetin tuaj.

Ai theksoi se 120 miliardë dollarë në vit është çmimi i korrupsionit në ekonomitë evropiane.

"Korrupsioni gërryen besimin në kushtetutë. Cikli i korrupsionit po vetëpërjetësohet. Forma më e organizuar e korrupsionit që është më e vështira për t'u zbuluar është korrupsioni administrativ ose burokratik. Ajo është edhe më i dëmshëm se ky korrupsion i lartë. Kjo praktikë është karakteristikë e grupeve të organizuara kriminale", theksoi Dubost.

Në Francë, theksoi ai, kemi katër mënyra kryesore dhe strategji për luftën kundër korrupsionit dhe parandalimit të tij. 

Sa i përket administratës shtetërore, theksoi gjykatësi francez, është shumë e rëndësishme që të kryhet punësimi në bazë të aftësive, kjo, thotë ai, vlen edhe për kompanitë private, sepse atëherë nuk diskutohet se kush, pse dhe si është punësuar. 

Kryetarja e Komisionit Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska, tregon se korruopsioni është një dhimbje e tmerrshme në shoqëri që cenon sundimin e ligjit, demokracinë, të drejtat e njeriut, konkurrencën, zhvillimi ekonomik, prish stabilitetin e institucioneve demokratike, por shkatërron edhe bazat morale në shoqëri.

"Thjesht, është bërë përditshmëria jonë, është bërë mënyrë jetese. Megjithatë, edhe pse lufta kundër korrupsionit nuk është aspak e vështirë, disa përvoja tregojnë se me parandalimin sistematik të korrupsionit dhe luftën e orientuar nga shoqëria mund të arrijmë sukses në planin afatgjatë, madje të kursejmë të paktën 10 për qind nga buxheti i shtetit. Kjo do të thotë se së paku 10 për qind nga buxheti shkon për korrupsion", nënvizoi Ivanovska.

KSHPK-ja, shtoi ajo, beson se korrupsioni mund të kundërshtohet me shembullin e vet personal dhe strategjik.

Më tej, shtoi ajo, sektorët – sistemi politik, gjyqësori, institucionet e zbatimit të ligjit, shëndetësia, arsimi, puna dhe politika sociale, urbanizmi dhe ndërtimtaria, mjedisi, bujqësia, sporti, ekonomia dhe biznesi, institucionet publike, media dhe gjithashtu shtuam dhe funksionimin e shërbimeve të inspektimit dhe asgjësimin e pasurisë shtetërore.

Dhe e treta, theksoi ajo, është financimi i mediave dhe organizatave qytetare sepse mund të jetë bazë për tregtimin e ndikimit, gjë që është shumë e rëndësishme në krijimin e opinionit publik, sepse mund të pengojë luftën kundër korrupsionit në vend që ta inkurajojë.

Në këtë panel-diskutim në kuadër të Sesionit të gjashtë plenar të KKBE-MK kanë mbajtur fjalim edhe zëvendësministri i Shoqërisë Informatike Aleksandar Bajdevski, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Apostoll Simevski, Dragan Tevdovski, ish ministri i Financave dhe profesor i Fakultetit të Ekonomisë dhe Darko Avramovski, drejtor i Koalicionit "Të gjithë për gjykim të drejtë".  qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR