• e martë, 26 nëntor 2024

Panel diskutim për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Maqedoni

Panel diskutim për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Maqedoni

Shkup, 17 janar 2024 (MIA) - Në kuadër të fushatës së Qeverisë "E ardhmja evropiane, më afër se kurrë", Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencia Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitet organizojnë një panel diskutim në mbrëmje kushtuar arsimit dhe rinisë. Tema është "Perspektivat rinore: Përmirësimi i cilësisë së arsimit të Maqedonisë përmes integrimit në BE".

Fjalim hyrës do të mbajë ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri. Në panel diskutimin do të marrin pjesë drejtori i Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet Marko Gjorgievski, Gjorgi Tasev, këshilltar për rininë i kryeministrit, David Damjanoski, kryetar i Komisionit për bashkëpunim të jashtëm në Asamblenë Studentore Universitare të USHCM-së dhe Bllagica Eftimova, menaxhere e projektit dhe koordinatore në Platformën CET.

Në panel diskutimin do të prezantohen mundësitë dhe perspektivat për të rinjtë në dispozicion përmes programeve të Bashkimit Evropian për shkëmbim dhe bashkëpunim me institucionet arsimore evropiane.

Të pranishmit do të kenë mundësinë të marrin më shumë informacione edhe për përfitimet e mundshme që do të sjellë anëtarësimi në BE në drejtim të përmirësimit të cilësisë së arsimit të Maqedonisë, rritjes së punësimit të të rinjve, forcimit të dialogut për tema të ndryshme dhe ndihmës në ngritjen e aktivizmit rinor.

Fushata e Qeverisë "E ardhmja evropiane, më afër se kurrë" synon të nxjerrë në pah përfitimet e procesit të integrimit evropian dhe anëtarësimit në BE për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Fushata do të mundësojë gjithashtu një kuptim më të mirë të reformave që lidhen me integrimin evropian dhe afrimin e vlerave evropiane.

Panel-diskutimi do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin e Qeverisë në YouTube. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR