• e hënë, 23 dhjetor 2024

Panel diskutim: Akoma ka nevojë të diskutohet për tranzicionin e arsimit sipas tregut të punës

Panel diskutim: Akoma ka nevojë të diskutohet për tranzicionin e arsimit sipas tregut të punës

Tetovë, 16 prill 2024 (MIA) - Panel diskutim me temë "Sfidat dhe perspektivat e tregut të punës në Maqedoni të Veriut - Tranzicion nga arsimimi deri te punësimi", sot në Tetovë organizuan Universiteti i Evropës Juglindore dhe Fondacioni Fridrih Ebert, zyra në Shkup.

Organizuesit theksuan se ende ekziston nevoja të punohet në tranzicionin e arsimit sipas nevojave të tregut të punës në shtet, ndërsa tregues për atë janë shumë vende të punës për të cilat nuk ka kuadër adekuat.

Sfidat e tregut të punës janë konstante dhe prandaj tema është e rëndësishme vazhdimisht të hulumtohet", theksoi Valon Sadiki, menaxher projektues në Fondacionin Fridrih Ebert.

Sipas rektorit të UEJL-së, Abdulemenaf Bexheti, atje po planifikohet fakulteti i shtatë me radhë për shkenca teknike, mu në drejtimin që ky institucion arsimor t'u përgjigjet nevojave të ttregut të punës.

Në panel diskutim morën pjesë studentë, përfaqësues të disa institucioneve si Fondi për inovacione dhe teknologji, organizata e punëdhënësve, Oda ekonomike, Agjencia për punësim. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR