• e diel, 06 tetor 2024

Panel: Agresioni rus mbi ndaj Ukrainës e kërcëno qasjen e të rinjve në arsim

Panel: Agresioni rus mbi ndaj Ukrainës e kërcëno qasjen e të rinjve në arsim

Shkup, 24 shkurt 2023 (MIA) - Lufta në Ukrainë nga një aspekt tjetër - qasja e fëmijëve dhe të rinjve në arsim, ishte në fokus të panelit "Integrimi i nxënësve dhe studentëve refugjatë në sistemin arsimor: Prezantimi i Rezolutës për shprehjen e  solidaritetit dhe kërkim të aksionit lidhur me luftën ruse në Ukrainë” në organizim të “Jurops Haus” në Shkup, me rastin e një viti nga agresioni rus në Ukrainë. Pjesëmarrësit theksuan se agresioni ka shkaktuar disa probleme komplekse në arsimin në Ukrainë, para së gjithash për fëmijët e zhvendosur me forcë, të cilët ishin të  detyruar ta ndërpresin arsimin për një periudhë të caktuar, si dhe dëme të pallogaritshme me shkatërrimin e infrastrukturës së shkollave, kopshteve dhe universiteteve.

Ambasadori evropian në vend, Dejvid Gir theksoi se me raketat ruse janë dëmtuar mbi  2.700 shkolla në Ukrainë, plotësisht kanë rrafshuar me tokën mbi njëqind institucione arsimore, ndërsa  mbi dy milionë studentë ukrainas janë larguar nga vendi pa pasur mundësi  në mënyrë përkatëse ta përfundojnë arsimin.

"Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme nga Maqedonia e Veriut do ta prezantojë Rezolutën e Byrosë Organizative të Unioneve Evropiane të Shkollave të Mesme, ai dokument i kushtohet vështirësive të të rinjve ukrainas, në ndikimin e luftës në sigurinë e tyre, në burimin e tyre të të ardhurave, në mirëqenien e tyre mendore dhe fizike, si dhe të drejtën e tyre për arsim  e cila  është e garantuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Pra, në një frymë solidariteti, nxënësit e shkollave të mesme po mendojnë se si t'u ndihmojnë miqve e tyre në Ukrainë dhe kanë dalë me propozime konkrete në vetë Rezolutën për të cilën më vonë do të diskutojmë", tha Giri. të cilat do t'i diskutojmë më vonë, tha Giri.

Ambasadorja e Ukrainës në vend, Larisa Dir, theksoi se situata në Ukrainë do të mbetet prioriteti kryesor në fokusin e kryesimit  të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, veçanërisht në kontekstin, siç tha, të garantimit të sigurisë së qytetarëve, në një  epokë të paqëndrueshmërisë rajonale dhe globale.

 "Me bombardime dhe artileri, armata  ruse shkatërroi 3.126 institucione arsimore dhe 338 prej tyre u rrafshuan me tokën. Gjatë luftës ushtria ruse vrau 461 fëmijë, plagosi 923 fëmijë, 368 fëmijë u zhdukën, mbi 16.000 u dëbuan ilegalisht në Rusi. Agresioni nga Rusia shkaktoi disa probleme komplekse në arsim në Ukrainë, kryesisht kjo ka të bëjë me fëmijët e zhvendosur me forcë, të cilët u detyruan ta ndërpresin arsimin për një periudhë të caktuar, ndërsa  shkatërrimi i infrastrukturës së shkollave, kopshteve, universiteteve është një dëm i pallogaritshëm", tha Dir.

 

Ambasadorja theksoi se procesi i arsimit pati sukse s edhe në gjendje lufte disi të mbahet, dhe të mbijetojë, para së gjithash përmes arsimit në distancë, me çfarë, theksoi ajo, ishte e mundur të sigurohet një lloj procesi arsimor.  

 Gjithashtu, shtoi ajo, nxënësit dhe shkencëtarët ukrainas kanë marrë mbështetje, veçanërisht përmes institucioneve të BE-së, përmes projektit "Shkenca për Ukrainën", dhe janë mbështetur  të gjitha programet e programit kombëtar  përmes Institutit për Shkenca Humanitare të Vjenës.

 Dir përkujtoi se Maqedonia e Veriut  ka siguruar strehim dhe mbrojtje të përkohshme të mbi 300 ukrainasve që u detyruan të largoheshin nga atdheu i tyre, me ç'rast fëmijët ukrainas mësojnë  në shkollat e Maqedonisë së Veriut dhe arsimohen në gjuhën maqedonase.

 Para panel diskutimit  u shfaq filmi dokumentar “Fshirja e kombit” (Erase the Nation), i mbështetur nga Ambasada e Polonisë në vend, në të cilin u tregua tmerri i luftës në Ukrainë, që më së shumti i preku njerëzit e thjeshtë. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR