• e hënë, 04 nëntor 2024

Nën moton “Gruaja fuqi e ndryshimit” Elfete Ismaili u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët

Nën moton “Gruaja fuqi e ndryshimit” Elfete Ismaili u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët

Shkup, 6 tetor 2024 (MIA) - Në një atmosferë mbresëlënëse me një numër të madh të grave dhe vajzave pjesëmarrëse, delegate dhe mysafire, në prezencë të kryetarit Arben Taravari dhe kryesisë së partisë, Asambleja e Gruas pranë Aleancës për Shqiptarët mbajti Konferencën e dytë, në të cilën për kryetare u zgjodh Elfete Ismaili, zëvendësministre e Mbrojtjes.

Asambleja e Gruas pranë Aleancës për Shqiptarët, gjithashtu zgjodhi edhe organet tjera, ku për sekretare të përgjithshme u zgjodh znjsh. Mimoza Musa, deputete aktuale, kurse për nënkryetare u zgjodhën Afërdita Hamza, Shqipe Mustafa, Naime Islami Zeqiri dhe Besa Pocesta. Sekretare organizative u zgjodh Arbenita Meta.

Kryetari Arben Taravari në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se dëshiron ta fillon fjalimin me thënien e Margaret Taçer: Në qoftë se ju duhen fjalë, thirreni një burrë. Nëse ju duhen vepra, thirreni një grua. Pa barazi gjinore nuk ka barazi shoqërore, dhe pa barazi shoqlrore nuk ka barazi etnike. Pjesëmarrja e gruas është afirmim kombëtar. Në radhët tona kemi resurse të jashtëzakonshme kuantitative dhe kualitative. Sot gëzohem që 3 udhëqesit e ASH-së janë Arben Taravari, Elfete Ismaili, Yllka Nuredini. Pra 2:1 në favor të gjinisë femërore”.

Fjalë përshëndetëse më tej pati edhe kryetarja e posazgjedhur Elfete Isamaili, e cila falënderoi delegatet për besimin e dhënë. "Të kesh më shumë gra në politkbërje, shërben si frymëzin për shumë vajza dhe gra për tu zhvilluar në karrierë, si dhe duhet gratë, si gjysma e potencialit botëror, të jenë një kapital i shfrytëzur. Gratë duhet të kenë një shans të drejtë për të qenë të përfaqësuara", deklaroi Ismaili. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR