Palmeri po mendon kalimin nga Çellsi te Mançester Junajtedi
- Mesfushori i Çellsit, Kol Palmer është gjithnjë e më i dëshpëruar me statusin e tij në klubin londinez dhe është i gatshëm të transferohet te Mançester Junajtedi.
- Post By Fami Bajrami
- 12:25, 30 mars, 2026
Londër, 30 mars 2026 (MIA) – Mesfushori i Çellsit, Kol Palmer është gjithnjë e më i dëshpëruar me statusin e tij në klubin londinez dhe është i gatshëm të transferohet te Mançester Junajtedi.
Sipas "The Sun", anglezi 23-vjeçar, produkt i akademisë së Mançester Sitit është i pakënaqur me ndryshimet në taktikat e ekipit dhe spekulohet se do t'i mungojë loja përkrah Nikolas Xheksonit i cili aktualisht është në huazim te Bajerni i Munihut.
Eliminimi i Çellsit nga fazat eliminatore të Ligës së kampionëve mund të zvogëlojë më tej gjasat e ekipit për ta mbajtur mesfushorin i cili kërkohet edhe nga Real Madridi dhe Bajerni i Munihut, pavarësisht se Palmeri po vuan nga lëndime në ijë dhe gishtërinj këtë sezon.
Palmeri është te Çellsi që nga 1 shtatori 2023. Kontrata e tij është e vlefshme deri më 30 qershor 2033. Në sezonin 2025/26, ai shënoi 10 gola dhe tre asiste në 25 ndeshje.
"Transfermarkt" e vlerëson futbollistin në 110 milionë euro.
Foto: EPA