Palestinezët po përballen me katastrofë të madhe humanitare, deklaroi sekretari i përgjithshëm i KB-së
- – Një pikë ndihmë për Rripin e Gazës duhet të bëhet oqean, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.
- Post By Fitore Curri
- 19:38, 29 korrik, 2025
Nju Jork, 29 korrik 2025 (MIA) – Një pikë ndihmë për Rripin e Gazës duhet të bëhet oqean, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.
“Ushqimi, uji, ilaçet dhe nafta duhet të dorëzohen në sasi të mëdha dhe pa pengesa”, theksoi Gutereshi.
“Palestinezët në Gazë po përjetojnë katastrofë të madhe humanitare. Ky nuk është paralajmërim. Ky është realiteti që po zhvillohet para syve tanë”, theksoi sekretari i përgjithshëm i KB-së në kumtesë. fc/
Foto: EPA