Pakistanezi Nadim do të shpërblehet me pothuajse 900.000 dollarë për arin olimpik
- Atleti pakistanez në hedhjen e shtizës Arshad Nadim do të shpërblehet me 250 milionë rupi ose 897.000 dollarë amerikanë për fitimin e medaljes së artë në Lojërat olimpike në Paris.
- Post By Fami Bajrami
- 19:51, 14 gusht, 2024

Islamabad, 14 gusht 2024 (MIA) – Atleti pakistanez në hedhjen e shtizës Arshad Nadim do të shpërblehet me 250 milionë rupi ose 897.000 dollarë amerikanë për fitimin e medaljes së artë në Lojërat olimpike në Paris.
Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif bëri të ditur se Nadim do të shpërblehet me 150 milionë rupi (538.000 dollarë), ndërsa kryeministrja e provincës së Penxhabit, Meram Navaz më parë bëri të ditur për shpërblim prej 100 milionë rupi (359.000 dollarë).
Navaz gjithashtu Nadimit i dorëzoi çelësat e një makine të re me targa speciale "PAK 92.97", në nder të rekordit të tij olimpik 92,97 metra në Lojërat olimpike.
Në Lojërat olimpike në Paris, Nadim fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Pakistanin pas një pauze prej 40 vjetësh kur reprezentacioni pakistanez i hokejit në fushë triumfoi në olimpiadën në Los Anxhelos të vitit 1984.
FOTO: Fejsbuk