• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Pahor e propozoi Robert Golobin për mandatar të ri, Parlamenti do të vendos të mërkurën

Pahor e propozoi Robert Golobin për mandatar të ri, Parlamenti do të vendos të mërkurën
Lubjanë, 23 maj 2022 (MIA) – Presidenti slloven Borut Pahor ka dërguar propozim deri te Parlamenti për emërimin e Robert Golobit për mandatar të qeverisë së re sllovene, për të cilën deputetët do të mund të votojnë të mërkurën. Me letër e informova presidentin e Parlamentit se për kryeministër e propozoj Robert Golobin, kryetarin e partisë Lëvizja për Liri”, tha Pahor në konferencën e përbashkët me Golobin. Presidenti slloven paraprakisht ka pasur konsultime me liderët e klubeve të deputetëve të të gjitha pesë partive të përfaqësuara në Kuvendin e tij. Pahor deklaroi se koalicioni i Golobit nga tri parti do të ketë shumicë pasi ka 53 vende të deputetëve nga gjithsej 90 deputetë në Kuvendin kombëtar. Golob theksoi se pret që deputetët të votojnë për të për mandatar të mërkurën, që është afati i parë i mundur. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR