• e hënë, 20 janar 2025

Padi penale kundër 12 shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe një të huaji, për kontrabandim të automjeteve luksoze, dokumenteve të falsifikuara dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare

Padi penale kundër 12 shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe një të huaji, për kontrabandim të automjeteve luksoze, dokumenteve të falsifikuara dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare

Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Dje janë kryer 10 bastisje tek 10 persona, prej të cilëve shtatë janë në Shkup, një në Dojran, një në Negotinë dhe një në Manastir, pas çka do të parashtrohet padi penale kundër 12 personave, shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 1 personi të huaj, për 45 vepra penale lidhur me kontrabandim të automjeteve luksoze dhe falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

MPB sot kumtoi se në bazë të kontrollit të vendosur kriminalistik nga ana e SPB Shkup - NJPB Gjorçe Petrov, në koordinim me Sektorin për polici kriminalistike, Njësia për sistemim të shpejtë, Njësia për polici intervenuese, SPB Manastir, NJP Gjevgjeli dhe NJPB Negotinë, ndërsa pas urdhrave nga ana e gjykatësit për procedurë paraprake dhe prokurori publik për shkak të dëshmimit të veprave penale lidhur me krimin me automjete të motorizuara luksoze, pas bastisjeve të kryera, nga liria janë privuar gjashtë persona: K.S., N.P., М.S. dhe D.I. nga Shkupi, V.C. nga Dojrani i Vjetër dhe N.G. nga Manstiri. Për I.A., D.M. dhe F.S. nga Shkupi dhe A.T. nga negotina po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e tyre.

"Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe marrë katër automjete, dokumentacion i ndryshëm zyrtar, rreth 32,500 euro dhe dokumente të dnryshme, kontrata të shit-blerjes, pesë targa gjermane, rerth 25 gramë kokainëm kompjuterë laptopë, disa pajisje memoristike, mjete tët jera lidhur me veprat penale". ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR