Pa ujë një pjesë e Komunës së Karposhit
- Pa ujë sot nga ora 09:30 do të jenë konsumatorët e rrugëve "Osllo", "Hashka", "Budipeshtanska" dhe "Zhenevska" në Komunën e Karposhit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:52, 1 gusht, 2025
Shkup, 1 gusht 2025 (MIA) - Pa ujë sot nga ora 09:30 do të jenë konsumatorët e rrugëve "Osllo", "Hashka", "Budipeshtanska" dhe "Zhenevska" në Komunën e Karposhit.
Siç informon Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup, ndërprerja është për shkak të një defekti në një pusetë (ndërrim i një valvule nga f 3/4) në rrugën "Budipeshtanska" 26A.
Furnizimi me ujë në këto vendbanime do të ndërpritet deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.
Foto: Arkivi i MIA-s