Pa rrymë nesër disa pjesë të Sarajit, Gazi Babës, Haraçinës dhe Ilindenit
- - Pa rrymë nesër prej orës 8:00 deri në orën 9:00 do të jenë një pjesë e banorëve të fshatit Krushapek drejt shkollës në komunën Saraj, ndërsa prej orës 8:00 deri në orën 12:00 një pjesë e shfrytëzuesve nga lagjja Hekuranë dhe objektet rreth kopshtit të fëmijëve në komunën Gazi Babë.
- Post By Fitore Curri
- 09:41, 22 gusht, 2024
Shkup, 22 gusht 2024 (MIA) - Pa rrymë nesër prej orës 8:00 deri në orën 9:00 do të jenë një pjesë e banorëve të fshatit Krushapek drejt shkollës në komunën Saraj, ndërsa prej orës 8:00 deri në orën 12:00 një pjesë e shfrytëzuesve nga lagjja Hekuranë dhe objektet rreth kopshtit të fëmijëve në komunën Gazi Babë.
Pa furnizim me energji elektrike nesër prej orës 9:30 deri në orën 10:00 do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Haraçinë dhe banorë të Bërnjarcit dhe Hasanbegut në komunën Gazi Babë.
Në periudhë prej orës 8:30 deri në orën 14:00 nesër pa rrymë do të jenë shfrytëzusesit nga fshati Deladrovc, Tekia dhe Milladinovc në komunën Ilinden.
Siç bëri të ditur QRMK - Shkup, ndërprerjet janë për shkak të investimeve të planifikuara në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Qytetin e Shkupit. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s