Pa energji elektrike një pjesë e komunave Gjorçe Petrov, Saraj dhe Petrovec
- Pa energji elektrike sot do të jenë një pjesë e komunave Komunat Gjorçe Petrov, Saraj dhe Petrovec, informojnë nga EVN.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:04, 27 shkurt, 2024

Shkup, 27 shkurt 2024 (MIA) - Pa energji elektrike sot do të jenë një pjesë e komunave Komunat Gjorçe Petrov, Saraj dhe Petrovec, informojnë nga EVN.
Nga ora 9:00 deri në orën 13:00 ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë një pjesë e rrugës "Cërvena Armija", ambulanca "Diamed", kinemaja e vjetër, kompania "Trikotazha" në Komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 15:00, konsumatorët e fshatrave Rashçe, Kopanicë dhe Bojanë të Komunës së Sarajit.
Sipas paralajmërimit, sot nga ora 08:00 deri në orën 15:00, energji elektrike nuk do të ketë në të gjithë Katllanovën, objektet industriale në autostradën për Katllanovë, Banja e Katllanovës , Letevci, Gradmanci, Breznicë. Ndërprerje afatshkurtra do të ketë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 08:45 dhe nga ora 15:00 deri në orën 15:30 një pjesë e vendbanimeve në Komunën e Petrovecit.
Foto: Arkivi i MIA-s