Pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit dhe rrethinës
- Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Shkupit.
Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Shkupit.
Ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në një pjesë të rrugëve dy, katër, nëntë dhe dhjetë dhe një pjesë të rrugës "Dobre Ivanovski" në Inxhikovë, Komuna e Gazi Babës, në periudhën prej orës 08:05 deri në orën 12:00.
Pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e fshatit Gërçec, Komuna e Sarajit, nga ora 08:30 deri në orën 15:00, një pjesë e fshatit Vollkovë, nga ora 09:00 deri në orën 14:00, si dhe një pjesë e rrugës "Ankarska" (numrat çift deri në numrin 20), Karposh, në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 15:00.
Foto: Arkivi i MIA-s