• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përzgjedhja dhe avancimi në institucionet juridike, tema në seancën e 12-të të grupit punues Jurisprudenca dhe të drejtat themelore

Përzgjedhja dhe avancimi në institucionet juridike, tema në seancën e 12-të të grupit punues Jurisprudenca dhe të drejtat themelore

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë nikoqir i sesionit të 12-të të Grupit punues - Jurisprudenca dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23) me temë "Përzgjedhja dhe avancimi në institucionet juridike - Përmes transparencës më të madhe dhe cilësisë, deri në rritje të besimit së qytetarëve në jurisprudencë"; në organizim të Lëvizjes evropiane.

Siç është paralajmëruar, fjalime hyrëse do të ketë Viktoria Avramovska Madiq, zëvendësministre e Drejtësisë, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve do të jetë Mileva Gjurovska, profesoreshë, koordinatore kombëtare e NKEU-MK, kryetar i lëvizjes evropiane EM-MK, Muhamed Halili, ambasador, kryetar i Këshillit të ambasadorëve, Nikolla Tupançeski, NKEU- MK Ekspert, Hristof Harsdorf, ish-gjyqtar dhe prokuror, ekspert juridik gjerman dhe i BE-së, si dhe Ana Pavlovska - Daneva, profesoreshë, Fakulteti Juridik "Justinian First" - Universiteti "Shën Cirili e Metodi" - Shkup, Fatime Fetai, prokurore publike, Prokuroria e lartë publike - Shkup, Darko Avramovski, drejtor ekzekutiv, koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë" dhe Simonida Katsarska, drejtoreshë, Instituti për politikë evropiane - Shkup. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR