Përsëri shtyhet gjykimi për Teodora Ristovskën e cila humbi jetën në aksident trafiku
- Në Tetovë sot përsëri është shtyrë për më 27 mars gjykimi për Teodora Ristovskën e cila në vitin 2022 në moshën 22 vjeçare e humbi jetën në aksident trafiku. Gjykatësi Elvedin Ferati informoi se arsyeja është se nuk është i pranishëm i akuzuari Mensur Pajaziti, si dhe avokati i tij Aleksandar Bogdanovski.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:12, 4 mars, 2025

Tetovë. 4 mars 2025 (MIA) - Në Tetovë sot përsëri është shtyrë për më 27 mars gjykimi për Teodora Ristovskën e cila në vitin 2022 në moshën 22 vjeçare e humbi jetën në aksident trafiku. Gjykatësi Elvedin Ferati informoi se arsyeja është se nuk është i pranishëm i akuzuari Mensur Pajaziti, si dhe avokati i tij Aleksandar Bogdanovski.
"Më 3 mars 2025 nga bashkëshortja e të akuzuarit është dorëzuar parashtresë ku njofton se i pandehuri po trajtohet në Spitalin klinik dhe ka dorëzuar raport mjekësor nga ISHP Spitali klinik ku thuhet se po trajtohet si pacient në repartin intern. Meqenëse nuk janë plotësuar kushtet ligjore për shqyrtimin kryesor, e njëjta shtyhet për më datën 27 mars në ora 11:30", tha gjykatësi.
Familja ka reaguar se si në gjykimin e parë po përballen me vonesë në drejtësi dhe kanë dhimbje.
"Pas dy vitesh e gjysmë, sërish përballemi me problemin themelor të rikthimit të dhimbjes, po përjetojmë të njëjtin tmerr. Motra ime ishte vetëm 22 vjeçe. Studente që mbrojti të drejtat e saj me ëndrra ishte një njeri me shpirt të madh dhe siç i shihni këta njerëz sot këtu, erdhën të na mbështesin, sepse motra ime kishte një shpirt për të gjithë. Nuk e kuptoj sa duhet të kalojmë të njëjtin ferr për diçka që është e dukshme dhe sa lotë duhet të derdhim. Sot kemi ardhur këtu për drejtësi për motrat Teodora dhe shpresoj që gjykata të vendosë drejtë", deklaroi Eva Ristovska, motra e Teodorës.
Pas aksidentit të trafikut në gusht të vitit 2022, gjyqi i parë filloi pothuajse një vit më vonë në korrik të vitit 2023, ndërsa në nëntor 2023, pasi shoferi u deklarua fajtor u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg. qa/
Foto: MIA