• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përparësia e iniciativës "Ballkani i Hapur" është autoktonia e saj ballkanike, vlerësoi Osmani

Përparësia e iniciativës
Shkup, 9 qershor 2022 (MIA) - Përparësia e iniciativës "Ballkani i Hapur" është autoktonia e saj, gjegjësisht fakti që pronësia është e vetë vendeve të rajonit, për dallim të Procesit të Berlinit, i cili ka përparësi më të mëdha, ka më shumë para, organ ekzekutiv dhe të gjitha vendet janë aty, por pronësia nuk është e rajonit, theksoi sonte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në emisionin "Samo intervju" (Vetëm intervistë) në Kanal 5, ku ishte mysafir."Në Procesin e Berlinit u përshtatën këto katër liri me qëllim që të integrohen në një, por dukshëm konsiderohej se është me rëndësi që të kemi një shkallë të tillë të pjekurisë në të cilën rajoni vetë do të organizohet për çështje të caktuara, vendet do të mësohen me nevojën që vetë t'i bëjnë hapat, e jo të presin që dikush tjetër të lajmërohet nga Brukseli që të takohen, por do të duhet të lajmërohen vetë, nëse nuk lajmërohen vetë nuk ndodh ngjarja. Ky është reflektim shumë i rëndësishëm i pjekurisë së rajonit", theksoi më tutje Osmani.Ai shtoi se kjo do të kontribuojë në parametrat konkretë ekonomikë dhe se seriozisht kontribuon edhe për pajtimin e rajonit, por edhe në përgatitjen e vendeve për tregun e nesërm të madh në Bashkimin Evropian. "Një dobësi e 'Ballkanit të Hapur' është që nuk ka organ ekzekutiv për zbatim, por varet nga disa institucione të cilat nuk janë të përqendruara vetëm në këtë çështje. Këtë rrugë e ndërmerr Sekretariati për Çështje Evropiane dhe mendoj se këtu do të kemi tashmë rrugë më të përqendruar në zbatimin e asaj që do të dakordohet ndërmjet liderëve. Kuptohet jo menjëherë, por një pas një, u përgjigj ministri Osmani në pyetjen se kur do të kishte kufij të hapur ndërmjet vendeve të rajonit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR