• e martë, 25 qershor 2024

Përmbytjet në Himalajet indiane kanë marrë jetën e 74 personave, ndërsa 101 persona rezultojnë të zhdukur

Përmbytjet në Himalajet indiane kanë marrë jetën e 74 personave, ndërsa 101 persona rezultojnë të zhdukur

Rangpo,9 tetor 2023 (MIA) - Numri i viktimave nga përmbytjet e rrëmbyeshme të shkaktuara nga vërshimi i liqenit akullnajor Himalajet indiane sot është rritur në 74, ndërsa 101 persona rezultojnë të zhdukur, njoftun autoritetet lokale.

Disa ditë më parë në atë zonë në verilindje të Indisë kishte shi të rrëmbyeshëm, që shkaktoi ngritjen e nivelit të ujit në liqenin akullnajor, për shkak të së cilës diga shpërtheu, ndërsa uji i liqenit u vërshua përmes një lugine të ngushtë drejt zonave të banuara, duke shkatërruar fshatrat përrreth dhe qytetin Rangpo, që ështe rreth 50 kilometra në jug të Gangtokut, kryeqyteti i shtetit Sakim, raportuan mediat britanike.

Sipas liderit suprem të shtetit Sikim, Vixhaj Bushan Patak, ekipet e shpëtimit gjetën 25 persona në ujë, në shtetin Perëndimor të Bengalit, duke përfshirë edhe tetë trupa të ushtarëve.

Ai tha se 101 persona rezultojnë  ende të zhdukur në serinë e fundit të katastrofave natyrore të shkaktuara nga kushtet ekstreme të motit në rajonin e Himalajeve.

Në mesin e të zhdukurve janë 14 pjesëtarë të armatës, njoftoi Ministria e mbrojtjes e Indisë, duke shtuar se kërkimi për të mbijetuarit po vështirësohet për shkak të rrugëve të dëmtuara, lidhjet e dobëta të komunikimit dhe kushtet e pavolitshme të motit.

Banorët vendas përpiqen që të ndihmojnë në pastrimin e baltës dhe pjesëve të ndërtesave të rënuara që i la katastrofa, një nga më të keqijat në 50 vitet e fundit në rajonin e largët në Indinë juglindore.  rq/sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR