Përgjegjësi do të ketë nëse ka pasur ndonjë lëshim apo gabim, thotë Taravari për pacientin nga Kardiokirurgjia
- Për pacientin e vdekur në Kardiokirurgjinë Shtetërore do të ketë përgjegjësi, nëse ka pasur ndonjë lëshim apo gabim në mjekimin e tij, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në deklaratën e sotme për media gjatë Akademisë së dytë të Ekspertëve për Nefrologji, që mbahet në Shkup.

Shkup, 15 prill 2025 (MIA) - Për pacientin e vdekur në Kardiokirurgjinë Shtetërore do të ketë përgjegjësi, nëse ka pasur ndonjë lëshim apo gabim në mjekimin e tij, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në deklaratën e sotme për media gjatë Akademisë së dytë të Ekspertëve për Nefrologji, që mbahet në Shkup.
Ai tha se ende nuk e ka parë raportin nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH). Inspektorati gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm në ISHP KU për Kardiokirurgji Shtetërore – Shkup, pas urdhrit të ministrit Taravari, lidhur me trajtimin dhe shërimin e pacientit tashmë të ndjerë T.A. nga Shkupi.
Ministri u pyet nëse do të ketë sanksion për Kardiokirurgjinë Shtetërore dhe nëse do të kërkohet ekzaminim në klinikën private.
"Të gjithë jemi pacientë potencialë. Mund të na ndodhë të gjithëve. Fatmirësisht në Maqedoni kemi tre klinika ku kryhen operacione të tilla, duke përfshirë një shtetërore dhe dy private. Të shoh raportin nga ISHSSH sigurisht që do të ketë përgjegjësi nëse ka pasur ndonjë lëshim apo gabim”, është përgjigjur Taravari në pyetjen, nëse sot vjen një pacient i tillë a do të përsëritej e njëjta gjë si pacienti i parë dhe ku duhet të operohet ai pacient. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s