Përfundon hetimi për Onkologjinë, ekspertiza në Serbi konfirmoi dyshimet për trajtim jo të duhur të pacientëve
- Hetimi për rastin Onkologjia përfundon, ndërsa ekspertiza e zbatuar në Serbi konfirmoi dyshimet për trajtim joadekuat të pacientëve, informon Prokuroria.
- Post By Sara Ademi
- 14:22, 11 dhjetor, 2024
Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Hetimi për rastin Onkologjia përfundon, ndërsa ekspertiza e zbatuar në Serbi konfirmoi dyshimet për trajtim joadekuat të pacientëve, informon Prokuroria.
Siç ishte thënë në brifing me gazetarët, në vijim janë edhe ekspertiza në Slloveni të cilat duhet të jenë gati deri në fund të janarit.
"Duke pasur parasysh se nuk kemi një onkolog ekspert, kemi lëshuar urdhra për ekspertizë në Serbi dhe Slloveni. Në Serbi kemi dërguar 16 histori dhe ajo ekspertizë ka përfunduar, na është dorëzuar, ndërsa tjetra në Slloveni, ku kemi dërguar 51 histori, sipas raportit preliminar, duhet të përfundojë deri në fund të janarit. Për momentin mund të konfirmoj se dyshimet tona për trajtim joadekuat janë vërtetuar nga ekspertiza në Serbi. Shpresojmë që hetimi të zgjasë deri më 31 janar, kur do të mbyllet", tha prokurorja kompetente.
Sipas saj, nuk janë siguruar dëshmi për shitjen e citostatikëve në Kosovë.
"Megjithatë dyshojmë se për disa pacientë terapia nuk është dhënë aspak, edhe pse ishte e regjistruar në emrin e tyre", theksoi prokurorja. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s