• e enjte, 15 tetor 2026

Mickoski: Presim rritje të BPV-së mes 3,5 dhe 4 për qind deri në fund të vitit

Mickoski: Presim rritje të BPV-së mes 3,5  dhe 4 për qind deri në fund të vitit

Shkup, 5 shtator 2026 (MIA) - Presim ta përfundojmë vitin me rritje të bruto prodhimit vendor (BPV) midis 3,5 dhe 4 për qind në kushte kur kemi krizën më të madhe energjetike në botë që njerëzimi e mban mend, tha kryeministri Hristijan Mickoski gjatë vizitës së tij në Gjevgjeli.

Duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas përurimit të Çarshisë së Vjetër të rindërtuar në Komunën e Gjevgjelisë, Mickoski theksoi se aktiviteti ekonomik tregon një trend të konsolidimit të vendit, duke pasur parasysh situatën tre vjet më parë.

"Në tremujorin e dytë, në Maqedoni ka një aktivitet ekonomik jashtëzakonisht të fortë. Deri tani më i madhi në rajon. Të dhënat për Greqinë, Kosovën dhe Shqipërinë ende nuk dihen, por krahasuar me të gjitha vendet e rajonit, nga Turqia përmes Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kroacisë e kështu me radhë, kemi deri tani rritjen më të madhe, dhe jo vetëm në tremujorin e dytë, por edhe në gjysmën e parë të vitit", tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, këto rezultate u arritën në kushte komplekse botlërore, ndërsa bota po përballet me një krizë energjetike dhe ekonomike, ndërsa Bashkimi Evropian po shënon rritje prej 1,2 për qind, ndërsa eurozona vetëm 1 për qind.

"Vitin 2024 e mbyllëm me me rritje të bruto prodhimit vendor prej afërsisht 3 për qind, vitin 2025 me 3,5 për qind, këtë vit në gjysmën e parë jemi 3,7 për qind, presim ta mbyllim vitin midis 3,5 dhe 4 për qind në kushte kur kemi krizën më të madhe energjetike në botë që njerëzimi e mban mend, luftën në Ukrainë, por edhe krizën ekonomike në rritje në Evropë, dhe mendoj se kjo përfaqëson një rezultat vërtet të mirë dhe pozitiv", tha Mickoskit.

Mickoskit theksoi se Qeveria po bën përpjekje maksimale për të zgjidhur problemet e trashëguara dhe se pas 25-26 muajsh pune të mundimshme, Maqedonia është një vend dukshëm më i mirë për të jetuar.

"Do ta përsëris, a është zgjidhur gjithçka? Nuk është zgjidhur. A do të zgjidhet? Do të zgjidhet. Është e rëndësishme të mos krijohen probleme të reja. Dhe unë besoj dhe jam i bindur se sot Maqedonia është një vend shumë më i mirë për të jetuar sesa tre vjet më parë, se është ideale nuk është ideale dhe jam i bindur se pas tre vjetësh do të jetë një vend shumë më i mirë për të jetuar sesa q[ është sot", tha Mickoski. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR