• e enjte, 15 tetor 2026

Mickoski: Eksporti rritet shpejt, deficiti tregtar ulet

Mickoski: Eksporti rritet shpejt, deficiti tregtar ulet

Shkup, 5 shtator 2026 (MIA) - Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikës tregojnë lëvizje pozitive në shkëmbimin e jashtëm tregtar, me ç'rast eksporti rritet më shpejt se importi, ndërsa deficiti tregtar ulet, vlerësoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas rihapjes së Çarshisë së Vjetër të rindërtuar në Gjevgjeli, Mickoski theksoi se të dhënat për korrikun, muajin e parë të tremujorit të tretë, janë veçanërisht inkurajuese.

"Për herë të parë në një periudhë të gjatë, kemi një situatë në të cilën eksportet rriten më shpejt se importet. Në këtë mënyrë, deficiti tregtar po zvogëlohet në shtatë muajt e parë të vitit, dhe kjo është veçanërisht e theksuar në korrik, që është muaji i parë i tremujorit të tretë", theksoi Mickoski.

Sipas tij, rezultatet për korrikun janë mbi pritjet, veçanërisht në sektorin e eksportit, ndërsa rritja e importeve, siç theksoi ai, është kryesisht pasojë e çmimeve të larta të naftës dhe derivateve të naftës në tregjet botërore.

"Nëse ajo pjesë e tregut do të stabilizohej, diferenca do të ishte edhe më e madhe, ndërsa deficiti tregtar edhe më i vogël", shtoi kryeministri.

Mickoski theksoi se treguesit ekonomikë janë edhe një dëshmi e përmirësimit të situatës ekonomike në vend. mb/

Foto: printskrin


 


 

QËNDRONI TË LIDHUR