• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përfundojnë bisedimet për Qeverinë e re, bëhet e ditur ndarja e ministrive

Përfundojnë bisedimet për Qeverinë e re,  bëhet e ditur ndarja e ministrive

Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Përbërja e qeverisë së re është para marrëveshjes përfundimtare. Sipas informacioneve të grupeve të punës, VMRO-DPMNE dhe koalicioni Maqedonia Jote do të kenë ministra në Ministritë e Punëve të Brendshme, të Financave, Transportit dhe Lidhjeve, Arsimit dhe Shkencës, Kulturës, për Punë të Jashtme, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mbrojtjes, Energjetikës, për Sistem Politik etj.

Koalicioni Vlen i merr Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa ministri që do ta menaxhojë do të jetë edhe zëvendëskryeministër. Kuadri i koalicionit Vlen do të udhëheqë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, Sektorin e Integrimeve Evropiane, si dhe një ministri tjetër pa portofol të obliguar për qeverisje të mirë dhe transparencë.

Kryetari i Kuvendit gjithashtu shkon në duart e koalicionit Vlen.

Sipas informacioneve të grupeve të punës, edhe negociatat me ZNAM po përfundojnë. Ata, pritet të marrin dy ministri, atë të Drejtësisë dhe Ministrinë e re për Administratë.

Pritet këto ditë të përfundojnë bisedat dhe në frymë pozitive të konfirmohet qeveria e re reformuese, theksojnë burimet partiake. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR