• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përfundoi realizimi i projektit IPA për aktivizimin e grupeve të rrezikura në tregun e punës - 52,3 për qind e popullsisë nuk shfrytëzohet në tregun e punës

Përfundoi realizimi i projektit IPA për aktivizimin e grupeve të rrezikura në tregun e punës - 52,3 për qind e popullsisë nuk shfrytëzohet në tregun e punës

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, madje 52,3 për qind e popullsisë sonë nuk shfrytëzohet në tregun e punës, deklaroi sot sekretari shtetëror në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Fatmir Sadriu, në ngjarjen përfundimtare nga realizimi i projektit IPA trevjeçar “Aktivizimi i grupeve të rrezikuara në tregun e punës”, i cili u organizua nga Agjencia për punësimit. 

Siç theksoi Sadriu, nga gjithsej 103.000 personat e papunësuar të regjistruar në Agjencinë për punësim, madje 35.000 janë persona të rinj të moshës 20 deru 29 vjeç.

"Shqetësuese janë shifrat e Entit Shtetëror të Statistikave, ku rezulton se 52,3 për qind e popullsisë sonë nuk janë aplikantë aktivë, përkatësisht nuk shfrytëzohen në tregun e punës. Në vitin 2023, nga 103.000 persona të papunë që janë të regjistruar në Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, 35.000 janë të rinj nga mosha 20 deri në 29 vjeç. Ne si Ministri në bashkëpunim me Agjencinë për punësim dhe tani Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës po punojmë për hartimin e planit të ri operativ, ku do të parashikohet veçanërisht këto kategori të rrezikuara, përfitues të ndihmës minimale të garantuar dhe kategori të tjera të rrezikuara të përfshihen në tregun e punës. Aktualisht kemi disa projeksione, disa ide për përfshirjen e tyre në tregun e punës, veçanërisht përmes përfshirjes së të rinjve anëtarë të këtyre familjeve, në TI-aftësi në trajnime për TI-aftësi, përfshirje në tregun e punës, veçanërisht në disa profesione deficitare", tha Sadriu. 

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, nga ana tjetër, tha se Programi për mbështetje për punësime përmes trajnimeve, është çelësi i së ardhshmës së shumë njerëzve. 

"Në të u përfshinë pesë masa që ndikuan drejtpërdrejt në përmirësimin e aftësive dhe punësueshmërisë së qytetarëve tanë. Trajnimet e përfunduar epër profesionet e kërkuara në tregun e punës, do të thomë që sot kemi më shumë njerëz të gatshëm për t'iu bashkuar fuqisë punëtore dhe për t'iu përgjigjur nevojave të tregut. Këto trajnime nuk ishin vetëm një mënyrë për të fituar aftësi - ato do të hapin dyert për të papunët për mundësi të reja dhe zhvillim profesional. Trajnimi në vend pune i ka përgatitur persona e papunësuar për sfida reale në vendin e punës, kurse me detyrimin e punëdhënësve për të punësuar të paktën 50% të personave të trajnuar, ne sigurojmë që këto trajnime të çojnë në pozicione reale pune. Përmes punësimit të subvencionuar, të papunët patën mundësi të hyjnë në punë me mbështetje direkte financiare", tha Durmishi.

Drejtoresha e shkollës së mesme ekonomike dhe juridike "Vasil Antevski - Dren", Tanja Jovanoska, thotë se programi, të cilin shkolla e shfrytëzon tashmë dy vjet, është i financuara nga Bashkimi Evropian dhe mbështet drejtëpërdrejt kategoritë e rrezikaura të nxënësve, të cilat nuk e kanë finalizuar arsimin e tyre përfundimtar.

Programi, shtoi, ka treguar efikastitet maksimal për ata që nuk kanë mundësi financiare për finalizimin e arsimit të tyre. 

"Ky program tregoi efikasitet maksimal, sepse nxënësit që nuk kishin mundësi financiare, ndërsa kjo ishte pagesa shtesë për provimet plotësuese dhe finalizimi i i arsimit të tyre, nënkuptonte mbështetje financiare, por në të njëjtën kohë, motivim për t'i shfrytëzuar këto mundësi për të finalizuar arsimin e tyre dhe tregojnë se janë shfrytëzues të shërbimeve AVMR, gjegjësisht të shkojnë në tregun e punës, shtoi Jovanovska. ls/

Foto: Ministria e Ekonomisë dhe Punës/MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR