• e enjte, 04 dhjetor 2025

Përfundoi edicioni i 14-të i tiff ODA, për film më të mirë me metrazh të gjatë është shpallur "Krejt e thirrin Rexhën"

Përfundoi edicioni i 14-të i tiff ODA, për film më të mirë me metrazh të gjatë është shpallur

Shkup, 22 shtator 2025 (MIA) - Me filmin "KOMA" në regji të Agim Abdulla dhe me ndarjen e çmimeve, mbrëmë përfudoi Edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tetovë - tiff ODA. Gjatë 14 ditëve të kaluara janë shfaqur mbi 44 filma të të gjitha zhanreve dhe për të gjitha moshat.

Filmi "Krejt e thirrin Rexhën" nga Iber Deari u shpall filmi më i mirë artistik, film në të cilin aktori Afrim Muçaj fitoi edhe çmimin për rolin më të mirë në kategori të meshkujve. Filmi fitoi edhe çmimin për aktorin më të mirë të ri, i cili i shkoi aktorit Ledion Mullaki.

Çmimi për rolin më të mirë në kategori të femrave iu nda aktores Gresa Pallaska në filmin "Pikë Uji".

Në kategorinë e filmit të shkurtër, çmimi për filmin më të mirë iu nda filmit "Fitore" nga Zulfikar Filandra, ndërsa çmimi për filmin më të mirë të animuar iu nda "Pa efekt" nga Dinko Kumanoviq.

Këtë vit, filmat e festivalit u shfaqën në Qendrën e kulturës Iljo Anteski-Smok dhe në Shtëpinë e Evropës, ndërsa hyrja ishte falas. bsh/

Foto: tiff ODA

QËNDRONI TË LIDHUR