• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përfundoi dëgjimi i dëshmitarëve dhe ekspertëve për skandalin me Klinikën e Onkologjisë

Përfundoi dëgjimi i dëshmitarëve dhe ekspertëve për skandalin me Klinikën e Onkologjisë

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Me dëgjimin e ish drejtorit mjekësor të Klinikës Onkologjike të ISHP-së, Nino Vasev, dhe drejtorit ekonomik të Fondit për Sigurim Shëndetësor, Stevo Krstevski, përfundoi dita e fundit e dëgjimit të dëshmitarëve dhe ekspertëve në lidhje me rastin e Klinikës së Onkologjisë. Deputetët i drejtuan disa pyetje Vasevit, i cili u thirr sërish, sidomos në lidhje me prokurimin e barnave dhe mosfunksionalitetin e sistemit Kato.

Deputeti Nenad Kociq e pyeti Vasevin për mosfunksionimin e sistemit Kato. Vasev u përgjigj se sistemi ishte i paplotë dhe nuk kishte izolues.

"Duke qenë se sistemi Kato është blerë në vitin 2014, mendoj se është paguar paraprakisht dhe është instaluar në nëntor të vitit 2014. Pranimi teknik nuk është bërë nga personi teknik, por është nënshkruar nga udhëheqësia e atëhershme. Ai u lëshua në vitin  2017, dy muaj para se të merrja detyrën. Si drejtor jam informuar se sistemi është i paplotë, nuk ka izolator. I gjithë tenderi për sistemin Kato nuk është në institut, i gjithë tenderi është zhdukur, ne kemi pasur kontroll nga Fondi dhe është vënë re në atë kontroll në vitin 2017 që mungojnë katër procedura tenderimi. Pra, ai nuk kishte të gjithë dokumentacionin", tha Vasev.

Gjithashtu, ai shpjegoi se pas konsultimeve të shumta me kompaninë serbe si dhe kompaninë franceze si prodhues i sistemit, në bashkëpunim me përfaqësuesit tanë nga ministria janë përpjekur që ta përfshijnë të paktën për normat bazë, por softueri që është blerë në një procedurë të veçantë tenderimi nuk ka funksionuar kurrë.

"Do të thotë, sistemi Kato nuk është shkëputur nga rryma, madje edhe nëse lihet në bodrum është në të njëjtin vend ku është bërë. Softueri nuk është bërë sot. Problemet me sistemin Kato duhej t'i zbulonte nje institucion më i lartë, ai as tani nuk eshte i ndezur dhe as nuk mund te ndizet pa servisim të plotë të të gjitha pjesëve, sepse servisi dhe garancia ka skaduar në të njëjtin vit kur është vënë në funksion, pra në nëntor të vitit 2014 dhe garancia ka skaduar tashmë në qershor të vitit 2015", shtoi Vasev.

Lidhur me pyetjen e deputetit Lupço Prenxhov për vonesën e barnave, Vasev është përgjigjur se për vonesën kanë reaguar nga kompanitë më të vogla, por për kompanitë më të mëdha, siç theksoi, është dashur të ketë reagim institucional sepse nuk ka qenë e mundur ndërprerja e bashkëpunimit me ta sepse do të nënkuptonte edhe ndalimin e furnizimit me barna të tjera që vinin nga të njëjtat kompani.

Në lidhje me pyetjen e deputetit Zoran Kocevski për sasinë dhe prokurimin e barnave, ish drejtori i Onkologjisë tha se në fillim pasi është bërë drejtor i Klinikës së Onkologjisë, borxhin e ka ulur nga 115 milionë denarë në 12 milionë denarë për një vit, në vitin 2020 kishte 52 milionë denarë borxh, por ai borxh u rrit shumë në 250 milionë në vitin 2020, ndërsa në vitin 2021 në 655 milionë denarë, që siç tha ai, ishte ekskluzivisht nga terapia biologjike dhe në fund në vitin 2021 u dha raporti financiar i Fondit.

"Nuk na lejuan të ndërprisnim terapinë biologjike për shkak të efektit "rikthim". Nëse  ndërpritet imunoterapia për më shumë se tre javë, sëmundja rikthehet dhe jo vetëm rikthehet, por kthehet shumë më keq. Ai fenomen është shumë i rrezikshëm në terapinë biologjike dhe nuk duhet të ndërpritet për tre vjet, në rastin e mushkërive është dy vjet, në rastin e gjirit është tre vjet, të paktën terapia duhet të zgjasë për sëmundjen metastatike" tha Vasev.

Pas dëgjimit të ish drejtorit ekonomik të Fondit për Sigurim Shëndetësor, Stevo Kërstevki, kryetarja e Komisionit Anketues, Rashella Mizrahi  njoftoi se Komisioni do të vazhdojë me shqyrtimin e akteve dhe dokumenteve të lidhura me këtë skandal. Vazhdimi do të caktohet më tej. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR