• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përforcimi i jurisprudencës në vend në të gjitha nivelet është prioritet kryesor, porositi ambasadorja Ageler

Përforcimi i jurisprudencës në vend në të gjitha nivelet është prioritet kryesor, porositi ambasadorja Ageler

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Përforcimi i jurisprudencës në vend, në të gjitha nivelet, është prioritet për Ambasadën e SHBA-së, për mua personalisht dhe për Uashingtonin, deklaroi ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler.

Pas vizitës në Qendrën hetuese pranë Prokurorisë themelore publike Shkup, ku Ambasada e SHBA-së donoi pajisje kompjuterike dhe teknike, Ageler porositi se ky është sistem i mirë dhe ka shprehur bindje se interoperabiliteti do ta përmirësojë efikasitetin.

"Këtu jam nga nëntori dhe korrupsioni në vend është i pranishëm kohë më të gjatë. Kjo nuk është problem që mund të zgjedhet për disa muaj dhe ekzistojnë tani sisteme, të cilat kërkojnë kontroll. Për këtë shkak është e mirë vizita e sotme, që të shoh si po zhvillohen hetimet", porositi Ageler.

null

Të gjithë të bëhemi partnerë me këtë vend, tha Ageler, ashtu që do të tregojmë se ky sistem është këtu për qytetarët e juaj.

"Për këtë nevojitet kohë. Nuk është diçka që një sistem kompjuterik do të zgjidh, por është prioritet dhe nëse kam një qëllim si ambasadore në vend, ajo është që të sigurohem se do të bëjë gjithçka që është e mundur, së bashku me ekipin tim, për përforcimin e besimit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në jurisprudencë", porositi Ageler.

null

Kryetari i Prokurorisë themelore publike - Shkup, Gavrill Bubevski, ka shprehur falënderim për donacionin, i cili ndihmon në punën e përditshme, me qëllim që të mundësohet besimi i qytetarëve në institucionet e sistemit dhe marrjes së drejtësisë.

"Bëhet fjalë për donacion serioz që do të na ndihmojë në punën e përditshme edhe në aspektin teknik, edhe në atë thelbësor, pasi që shumë më shpejtë mund të punojmë të dëshmi të caktuara dhe grubmbullimin e materialit dëshmues", deklaroi Bubevski.

Shpresojmë, tha Bubevski, në bashkëpunim edhe të mëtejshëm me Ambasadën amerikane përmes stërvitjeve dhe ndihmës tjetër. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR