• e shtunë, 07 shtator 2024

Për tetë muaj u dhanë licenca për termocentrale të reja fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme me një kapacitet total të instaluar prej gati 250 MW

Për tetë muaj u dhanë licenca për termocentrale të reja fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme me një kapacitet total të instaluar prej gati 250 MW

Shkup, 6 shtator 2024 (MIA) - Licencat për termocentralet e reja fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme me fuqi totale të instaluar prej gati 250 MW janë lëshuar në tetë muajt e fundit (janar - gusht) tregojnëë të dhënat e Komisionit rregullator për energjetikë, për shërbimet e ujit dhe menaxhimin e mbeturinave komunale (KRRE).

"Fjala është për investime që janë rezultat i një nisme private, në pjesën më të madhe këto janë kompani që instalojnë panele fotovoltaike për të përmbushur nevojat e veprimtarisë kryesore që e punojnë. Ose praktikisht me prodhimin e energjisë elektrike nga këto kapacitete të reja nga burimet e ripërtëritshme mund të furnizohen gati 80 mijë amvisëri#, tha Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së, theksohet në kumtesën nga KRRE-ja.

Në vitin 2023, KRRE ka lëshuar licenca për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme me një kapacitet total të instaluar prej gati 399 MW, ndërsa në vitin 2022 janë lëshuar licenca për 152,2 MW. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR