• e shtunë, 23 nëntor 2024

Për të ardhmen e OSBE-së vendimi do të sillet në Samitin në Shkup, thotë Osmani

Për të ardhmen e OSBE-së vendimi do të sillet në Samitin në Shkup, thotë Osmani

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesues aktual me OSBE-në, Bujar Osmani sonte deklaroi se në samitin e OSBE-së më 30 nëntor/1 dhjetor me siguri do të sillet vendimi se cila do të jetë e ardhmja e organizatës, duke e pasur parasysh veton e Rusisë. Osmani thotë se një prej zjgidhjeve është Maqedonia e Veriut të vazhdojë edhe një vit me kryesimin, por se për atë ne tani duhet të sjellim vendim nëse do të pranojmë.

"Ky është viti më i vështirë në historinë e OSBE-së. Është e saktë se OSBE-ja para së gjithash është para sfidave ekzistenciale, nuk ka buxhet,  nuk ka kryesues, nuk ka kujt t'ia dorëzoj kryesimin vitin e ardhshëm në vitin 2024. Kjo po ndodhë për herë të parë në histori, sepse Rusia i vendosi veto Estonisë dhe u skadon mandati katër liderëve ekzekutiv të OSBE-së. Nevojitet konensus për të vazhduar. Unë jam në komunikim të vazhdueshëm. U dëgjova edhe me Llavrovin para disa javësh", tha Osmani në emisionin "Top Tema" në televizionin Telma.

Osmani thotë se është parë me pothuajse të gjithë ministrat e jashtëm të 57 vendeve-anëtare dhe ka thirrë takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të përhershëm në të cilin kanë marrë pjesë 40 ministra dhe ka alarmuar se nëse nuk gjendet zgjidhje se ky do të jetë viti i fundit për OSBE-në. Me siguri, thotë ai, vendimi do të sillet në Shkup.

"Prandaj këshilli ministror më 30 nëntor - 1 dhjetor do të jetë historik sepse ose aty do t'i shuajmë dritat ose aty do të sigurojmë të ardhme për organizatën. Kam ofruar zgjidhje kreative për të trijat.Tashmë duket në sipërfaqe konsensusi ... pjesa më e madhe e konsesusit është se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë edhe një vit. Nëse do të ketë konsensus, për atë nuk mund të them. Ne tani duhet ta sjellim vendimin nëse do të pranojmë", deklaroi Osmani. ab/

Foto: МIА arkivi

   

 

QËNDRONI TË LIDHUR