• e martë, 15 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Për sot nuk ka paralajmërime për bllokim të vendkalimeve kufitare me Greqinë

Për sot nuk ka paralajmërime për bllokim të vendkalimeve kufitare me Greqinë

Strumicë, 22 shkurt 2024 (MIA) - Për sot nuk ka paralajmërime se vendkalimet kufitare me Greqinë do të jenë të bllokuara dhe përkohësisht të mbyllura nga ana e bujqve grekë.

Siç informoi shefi i Qendrës rajinale për punë kufitare Jug prnaë MPB-së, Sllavço Bogev, gjendja në tre vendkalimet kufitare me Greqinë është e rregullt, përkatësisht deri më tani nuk ka paralajmërime se ndonjë nga vendkalimet kufitare do të bllokohet.

Përndryshe, gjatë ditëve të kaluara, bujqit grekë nga pjesa veriore e vendit e bllokonin vendkalimin Evzoni. Atje në periudhën prej orës 18:00 deri në orën 23:00 lëshoheshin automjete ngarkuese dhe të udhëtarëve në çdo gjysmë ore për dhjetë minuta.

Pardje prej orës 16:00 deri në orën 19:00 ishte i bllokuar edhe vendkalimi Niki, ndërsa në vendkalimin Dojran-Dojrani nuk kishte bllokada. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR