• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për sot është paralajmëruar këngë e re e grupit "Bitëllls", me zërin e Xhon Lenon

Për sot është paralajmëruar këngë e re e grupit

Liverpul, 2 nëntor 2023 (MIA) - Këngë e re e "Bitëlls", e prodhuar me ndihmë të vogël nga inteligjenca artificiale dhe me vokalin e Xhon Lenonit, do të publikohet sot, më shumë se katër dekada pasi fillimisht ishte incizuar si këngë demo. 

"Now And Then" është një nga disa këngë në kasetë që Lenon regjistroi për Mekartnin në shtëpinë e tij në Nju Jork në vitin 1979 - një vit para vdekjes së tij. Kaseta iu dha Mekartnit nga e veja e Lenon, Joko Ono, në vitin 1994. E shkruar dhe e kënduar nga Lenoni në vitin 1978, kënga u kompletua nga shokët e tij të grupit pop-rock Poll Mekartni dhe Ringo Star - dhe VI. Mekartni, 81 vjeç, njoftoi publikimin e këngës në qershor në një video të titulluar "Kënga e fundit e Bitëllsave".

"Kjo është mjaft emocionuese dhe të gjithë luajmë në të, ai është incizim i vërtetë i "Bitëllsave", tha Poll në video.

Dy këngë të tjera - „Free As а Bird“ и „Real Love“, ishin pastruar nga producenti Xhef Lin dhe publikuar në vitin 1995 dhe 1996. 

Ishte bërë përpjekje që të bëhet e njëjta me  „Now And Then“, por projekti ishte lëshuar për shkak të zhurmës në prapavijën e incizimit demo. Por, sot ka teknologji më bashkëkohore...

"Ja ku është! Zëri i Xhonit, i pastër si kristali", tha Mekartni për zërin e rinovuar të kolegut të tij të ndjerë, të restauruar nga VI. 

Ringo Star (83) u pajtua se kjo është "më afër asaj - ai (Lenon) të kthehet në dhomë", duke shtuar se e kanë përjetuar kjo në mënyrë shumë emotive. Dy të tjerët nga "Bitëlls" kanë instaluar edhe kitarë elektrike dhe akustike të Xhorxh Harison të incizuar në vitin 1995, në produktin e ri. fc/

Fotografia: Jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR