• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për shkak të zgjedhjeve, 24 prilli dhe 8 maji do të jenë ditë jopune dhe nuk do të punohen

Për shkak të zgjedhjeve, 24 prilli dhe 8 maji do të jenë ditë jopune dhe nuk do të punohen

 Shkup, 16 prill 2024 (MIA)  -  Qeveria sot në kuadër të seancës së 16-të ka marrë vendim që 24 prilli (e mërkurë) dhe 8 maji (e mërkurë) të jenë ditë jopune për shkak të zbatimit të zgjedhjeve për president dhe për deputetë.

 Siç theksohet në kumtesë nga seanca e Qeverisë, Qeveria ka konkluduar se 24 prilli i vitit 2024 (e mërkurë) dhe 8 maji i vitit  2024 (e mërkurë) të jenë ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak  të zbatimit tëpapenguar të  zgjedhjeve  mbajtja e zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe këto dy ditë jo pune nuk do të punohen.

 Vendimi i sotëm i qeverisë ka të bëjë për të gjithë qytetarët e territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR