• e martë, 26 nëntor 2024

Për shkak të një kërcënimi me bombë në Moskë është evakuuar një spital, ku ka edhe pacientë nga sulmi në sallën “Krokus”

Për shkak të një kërcënimi me bombë në Moskë është evakuuar një spital, ku ka edhe pacientë nga sulmi në sallën “Krokus”

Moskë, 25 mars 2024 (MIA) - Për shkak të kërcënimit për bomba të vendosura sot në Moskë janë evakuuar 700 persona nga spitali "Pirogov", në të cilin janë vendosur viktimat nga sulmi terrorist në sallën e koncerteve "Krokus", lajmëroi portali rus Mash.

Portali bën të ditur se në Qendrën kombëtare mjekësore-kirurgjike "Pirogov", është dërguar letër për shpërthim të mundshëm.

Në njoftim citohet se bëhet fjalë për mjete shpërthyese të improvizuara nga fosfori me tajmer 40-të minutësh, të cilat gjoja janë vendosur në katër valixhe në disa kate të institucionit mjekësor.

Pacientët dhe personeli janë evakuuar nga ndërtesa, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ndihma e shpejtë.

Në sulmin terrorist të premten në sallën e koncerteve "Krokus Siti Holl" në Podmoskovle humbën jetën 137 persona. Para performancës së grupit Piknik, persona të armatosur kanë hyrë në sallë dhe kanë hapur zjarr ndaj publikut. Më pas kishte shpërthime dhe zjarr.

Komiteti Hetues i Rusisë ngriti procedurë në lidhje me sulmin terrorist, ndërsa dje katër të arrestuarit të dyshuar për kryerjen e masakrës u nxorën para gjykatës në Moskë. Të gjithë e pranuan fajin dhe më pas u është caktuar masa e paraburgimit deri më 22 maj. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR