Për shkak të motit të keq në lindje të Spanjës anulohen fluturimet dhe ndërpritet mësimi në shkolla
- Moti i keq me reshje të dendura shiu që goditi pjesën lindore të Spanjës ka shkaktuar anulime fluturimesh dhe ndërprerje të mësimit në shkolla, kryesisht në rajonin e Valencias.
Madrid, 29 shtator 2025 (MIA) - Moti i keq me reshje të dendura shiu që goditi pjesën lindore të Spanjës ka shkaktuar anulime fluturimesh dhe ndërprerje të mësimit në shkolla, kryesisht në rajonin e Valencias.
Në këtë rajon në fuqi është paralajmërimi portokalli për shkak të rreziqeve ekstreme të motit, me reshje që arrijnë deri në 180 litra për metër katror në dymbëdhjetë orë, raportoi Efe.
Sipas zëdhënësit të Agjencisë Shtetërore Meteorologjike (Aemet), Ruben del Kampo, pritet gjatë ditës situta të jetë "shumë e pafavorshme" në pjesën lindore të Gadishullit Iberik, dhe parashikohet që reshjet përgjatë bregdetit mesdhetar të Spanjës ndoshta do të kalojnë 300 litra për metër katror.
Pritet moti i keq, duke filluar nga nesër t'i godasë edhe Ishujt Balearik, ku paralajmërimi për kushte ekstreme të motit do të rritet në nivelin portokalli.
Foto: Aemet në skrinshot Iks