Në Liban sot është Ditë zie për viktimat e sulmeve izraelite
- Kryeministri libanez, Navah Salam shpalli të enjtën si ditë zie kombëtare pas një seri sulmesh izraelite dje, në të cilat, sipas burimeve të ndryshme, u vranë rreth dyqind persona.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:06, 9 prill, 2026
Bejrut, 9 prill 2026 (MIA) - Kryeministri libanez, Navah Salam shpalli të enjtën si ditë zie kombëtare pas një seri sulmesh izraelite dje, në të cilat, sipas burimeve të ndryshme, u vranë rreth dyqind persona.
"Dita e enjte do të jetë ditë zie kombëtare për martirët dhe të plagosurit në sulmet izraelite, të cilat kishin për qëllim qindra civilë të pafajshëm dhe të pambrojtur", theksoi Salam në deklaratën e tij.
Izraeli nisi sulmet e tij më të ashpra ndaj Libanit që nga fillimi i konfliktit me Hezbollahun muajin e kaluar, ku vetëm dje humbën jetën mbi 250 persona, njoftoi shërbimi iranian i mbrojtjes civile.
Në total, 254 persona janë vrarë dhe mbi 1.100 janë plagosur në të gjithë Libanin, njoftoi shërbimi i mbrojtjes civile. Numri më i madh i viktimave u regjistrua në Bejrut, ku humbën jetën 91 persona.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të gjithë vendin ka 182 viktima dhe shtoi se ky nuk është numri përfundimtar.
Sipas zyrës së tij, kryeministri libanez dëshiron të "mobilizojë të gjitha burimet politike dhe diplomatike në Liban për të ndalur makinën izraelite për vrasjes”. qa/
Foto: EPA