• e martë, 24 dhjetor 2024

Për shkak të mosekzistimit të institucionit të akredituar për testim është bllokuar emërimi i gjykatësve të rinj, deri në vitin 2022 testimi kryhej nga “Vista grup”

Për shkak të mosekzistimit të institucionit të akredituar për testim është bllokuar emërimi i gjykatësve të rinj, deri në vitin 2022 testimi kryhej nga “Vista grup”

Shkup, 6 qershor 2023 (MIA) - Zgjedhja e gjyqtarëve nga ana e Këshillit gjyqësor është bllokuar për shkak të mungesës së institucionit të akredituar për testin e integritetit dhe testin psikologjik, po kërkohet zgjidhje e situatës, deklaroi kryetari i Këshilli gjyqësor Sashko Gerogiev. Me këtë problem bllokohet emërimi i tetë gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit në Shkup si dhe zgjedhja e 30 gjyqtarëve praktikantë të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.

Konform ligjit duhet ketë një institucion të akredituar i cili do t'i kryejë këto teste, por një institucion i tillë për momentin nuk ekziston dhe deri tani testet janë kryer nga "Vista Grup" e cila nga viti 2015 ka lidhur marrëveshje me Këshillin gjyqësor për këtë qëllim. Me marrëveshjen nga viti 2015 dhe 2019 si dhe disa anekse të Marrëveshjes “Vista Grup” për shtatë vite ka testuar gjyqtarët për integritet dhe test psikologjik.

Në vitin 2022, kryetarja e atëhershme e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva nuk e ka nënshkruar Aneksin e marrëveshjes nga viti 2019 me “Vista Grup” për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kërkoi mendim nga Qeveria. Përgjigja nga atje ishte se vendi nuk ka një institucion të akredituar për kryerjen e këtyre testeve, gjë që është një kërkesë ligjore.

Sipas anëtarit të Këshillit gjyqësor, Milazim Mustafa fillimisht zgjidhje e mundshme për problemin është njohja e testeve të cilat kanë dhënë praktikantët në AGJPP me çka fillimisht do të zgjidheshin ata 30 gjyqtarë dhe më pas të gjendet zgjidhje ligjore për zgjedhjen e gjyqtarëve tjerë në gjykatat e tjera që duhet t'i nënshtrohen testeve të cilat janë të detyrueshme.

Duke shpjeguar ndryshimet në Ligjin për Këshillin gjyqësor nga viti 2019, kryetari i Këshillit Georgiev mes tjerash tha se për realizimin e testit psikologjik dhe pjesën e parë të testit të integritetit, Këshilli gjyqësor angazhon ekspertë të pavarur dhe institucion profesionalisht të akredituar dhe se testi psikologjik kryhet në bazë të testeve psikologjike të njohura ndërkombëtarisht për kryerjen e funksionit të gjyqtarit që aplikohen të paktën në një nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Georgiev ka informuar se nga momenti që është kryetar i Këshillit gjyqësor ka marrë përgjigje nga Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë lidhur me zbatimin e testit psikologjik dhe testit të integritetit, ku theksohet se ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka informuar anëtarët e Qeverisë se është tejkaluar problemi dhe se testet do të zhvillohen në ambientet e Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publikë (AGjPP). Sipas tij, situata është ende e paqartë për faktin se sipas përgjigjes nga Qeveria, ata nuk kërkojnë hapësira testimi, ndërsa testet në Akademi që janë ofruar janë vetëm për kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë.

Në brifingun me gazetarë Georgiev ndër të tjera informoi se sot ka pasur takim me përfaqësues të Sindikatës të cilët kanë kërkuar pagesën e kompensimeve për shërbime gjyqësore ku nga muaji i kaluar nuk paguhen për shkak të pagesës 78 për qind të hyra më të larta për gjyqtarët. Georgievi pret tejkalimin e problemit me rebalancin e buxhetit sepse, siç tha ai, “me këtë rritje për gjyqtarët, Këshilli do të ketë mjete për paga vetëm deri në tetor të këtij viti".

 

QËNDRONI TË LIDHUR