• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për numrin e amandamenteve për Propozim - Rregulloren e Kuvendit do të pritet fillimi i komisionit amë

Për numrin e amandamenteve për Propozim - Rregulloren e Kuvendit do të pritet fillimi i komisionit amë

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA) - Ende nuk dihet numri i amandamenteve për Propozim - rregulloren në Kuvend për çka nga e enjtja kishte konsultime dhe bisedime shtesë të propozuesit, kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe E Majta. Informacionet nga Kuvendi janë se për atë se sa amandamente do të ketë do të pritet në mbledhjen e Komisionit për Çështje Mandati dhe Imuniteti të caktuar për sot në orën 14. 

Deputetët nga partia E Majta gjithashtu nuk japin informacione nëse ende ka konsultime, nëse kanë përfunduar dhe sa amandamente do të kenë për Propozim-rregulloren. Fillimisht numri i amandamenteve të tyre ishte 1850.

Amandamente për Propozim-Rregulloren kanë edhe VMRO-DPMNE-ja edhe LSDM-ja. 

Xhaferi në brifing me gazetarët javën e kaluar ka shfyqur shpresën se rregullorja e punës do të miratohet me konsensus dhe se ajo do të vihet në rend dite të seancës së 2 nëntorit. Për momentin, kjo mbetet në harresë. Dokumenti është rezultat i bisedimeve pesëvjeçare mes grupeve parlamentare në përbërjen aktuale dhe të mëparshme parlamentare me ndërmjetësimin e eurodeputetëve në kuadër të procesit Zhan Mone. Rregullorja e re e punës do të duhet të zbatohet me fillimin e punës së përbërjes së re parlamentare.

Paradite në Kuvend u mbajt takimi i rregullt koordinues i përfaqësuesve të grupeve parlamentare me Xhaferin në të cilin, sipas informacioneve të MIA-s, ka marrë pjesë edhe një përfaqësues i partisë E Majta, por nuk është biseduar për amandamentet për Propozim-rregulloren. 

Në koordinim ka marrë pjesë si edhe zakonisht si përfaqësues i Qeversisë zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq, ndërsa kryetari i Kuvendit, Xhaferi i ka përsëritur afatet për datë dhe për mbjatjen e zgjedhjeve, zgjedhjen e Qeverisë teknike, etj.

Xhaferi i ka informuar koordinatorët e pranishëm se mbledhja e ardhshme e caktuar për më 2 nëntor do të plotësohet me disa pika të reja, si dhe do të caktohen vazhdimet e disa nga seancat në të cilat në rend dite janë ligje dhe vendime për të cilat janë përfunduar debatet e komisioneve. 

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, si edhe më parë, nuk ka marrë pjesë në koordinimin. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR