• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për Mickoskin, ekspertët për ndryshimet kushtetuese janë pjesë e trungut familjar të BDI-së dhe LSDM-së

Për Mickoskin, ekspertët për ndryshimet kushtetuese janë pjesë e trungut familjar të BDI-së dhe LSDM-së

Shkup, 20 prill 2023 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot deklaroi se nuk pret asgjë nga grupi i ekspertëve për ndryshime kushtetuese, por se do të presë përgjegjësi dhe se fillimi i procedurës nuk do të ketë sukses. Ai nuk deshi ta komentojë përbërjen e ekspertëve që dje i publikoi Ministria e Drejtësisë, duke thënë se turpërohet nga "turpi i tyre".

"Ekspertët? Ata janë ekspertë? Nuk kam çfarë të shtoj për trungun familjar të BDI dhe LSDM-së. Turpërohem nga turpi i tyre", tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si do ta komentojë përbërjen e ekspertëve për grupin e ndryshimeve kushtetuese që dje i publikoi Ministria e Drejtësisë.

Mickoski tha nuk pret asgjë nga ky grup, por se pritshmëritë e tij janë të mos ketë sukses hapi i parë në Parlament, ndërsa ai është fillimi i procedurës dhe përcaktimi i nevojës për hapjen e Kushtetutës.

"Kjo do të jetë edhe në politikë e Kovaçevskit që nuk pati sukses dhe më pas përgjegjësi penale për ata që do të marrin honorare nga populli, ndërsa praktikisht nuk do të punojnë asgjë pasi puna e tyre është e kotë, kështu që mund të them - i bëj thirrje Kovaçevskit të mos jetë qyqar menjëherë ta dorëzojë nismën në Parlament dhe deputetët në Parlament ta japin qëndrimin e tyre për këtë çështje", tha Mickoski, i cili ishte në promovimin e librit të Partisë Socialiste.

E përsëriti dhe siç tha, e konfirmoi atë që para tij e tha kryetari i PSM se koalicioni për "Ripërtëritjen e Maqedonisë" i cili në Parlament i numëron 44 deputetë nuk do ta mbështesë këtë nismë për hapjen e Kushtetutës.

Lideri i Partisë Socialiste Lupço Dimovski pas përfundimit të ngjarjes deklaroi se qëndrimi i tyre për çfarëdo ndryshimesh kushtetuese është i mbyllur.

"Ne nuk e di se sa herë e kemi deklaruar këtë, ja edhe tani me këtë rast për disa arsye. Fillimisht, pasi vlerësoj se kjo gjë është e dëmshme për interesat e popullit maqedonas dhe shtetin tonë. Së dyti, kjo është kërkesa e fundit që është dorëzuar nga fqinji lindor për të cilën ne në kohë para një viti, nuk është periudhë kaq e gjatë, kemi insistuar si parti opozitare të jemi në rrjedhë me bisedimet të cilat i ka pushteti ynë me palën bullgare. U refuzuam me pretekst shumë të ulët se ka grup pune dhe se personat drejtues në shtet nuk dinë gjë për këtë. Doli se ata drejtpërdrejt kanë qenë të kyçur, por prandaj opozita u përjashtua nga e gjithë kjo - askush nuk na ka pyetur ne për asgjë. Tani është krejtësisht e palogjikshme të thirremi të jemi pjesë e grupit të punës", tha Dimovski.

Ai, siç tha, nuk ka besim në kryeministrin Kovaçevski dhe nuk i beson dhe që atje nuk sheh arsye për pjesëmarrjen e PSM.

 

QËNDRONI TË LIDHUR