• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për Këshillin Gjyqësor kryetarja e Gjykatës Supreme ka treguar mungesë kulture profesionale dhe juridike, për Ademin zhvillimet në Këshill janë demotivuese

Për Këshillin Gjyqësor kryetarja e Gjykatës Supreme ka treguar mungesë kulture profesionale dhe juridike, për Ademin zhvillimet në Këshill janë demotivuese

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, me mospjesëmarrjen në seancat e Këshillit Gjyqësor, tregoi mungesë kulture profesionale dhe juridike në veprimin dhe respektimin e institucioneve në kuadër të sistemit gjyqësor. Sipas Ademit, të gjitha ngjarjet që ndodhën në Këshill ishin demotivuese nga pikëpamja profesionale.

Kështu u tha në fillim të seancës së sotme publike pas kërkesës së Këshillit Gjyqësor për përcaktimin e përgjegjësisë për tejkalimin dhe shkeljen e kompetencave zyrtare të kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi.

Në fillim të seancës, e cila u mbajt me praninë e një numri të madh të mediave dhe opinionit profesional, parashtruesi i kërkesës, anëtari i Këshillit Gjyqësor Milazim Mustafa, dha mendimin e tij lidhur me pretendimet në kërkesë dhe shpjegoi dy pikat lidhur me të cilin ai ka nismën për të përcaktuar përgjegjësinë e Ademit.

 

"Në periudhën prej 22.3.2023 deri më 3.10.2023, Besa Ademi në cilësinë e kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila është anëtare e Këshillit Gjyqësor të RMV-së, ka vepruar në kundërshtim me nenin 43 paragrafi. 2 në lidhje me paragrafin 1, alinea 2 e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në atë mënyrë që përkundër faktit se është e obliguar të marrë pjesë në seancat dhe punën e këshillit, ajo ka munguar nga seancat në vazhdimësi gjatë periudhës së caktuar, nga seanca e 442-të deri në seancën e 462-të, gjithsej 21 seanca të Këshillit Gjyqësor, sqaroi Mustafa.

Siç shtoi, pavarësisht se menjëherë para fillimit të njërës prej seancave ka dorëzuar një njoftim për mungesë, e njëjta nuk është mbështetur me dëshmi të mungesës, me çka, siç tha ai, nuk ka përmbushur detyrimet ligjore.

"Me veprimet e përshkruara, gjyqtarja Besa Ademi, kryetare e Gjykatës Supreme, e cila është anëtare e Këshillit Gjyqësor në afatin e caktuar, duke mos marrë pjesë në seancat, ka pamundësuar marrje të vazhdueshme, aktive dhe efektive të masave të Këshillit Gjyqësor me qëllim të përmbushjes së funksioneve të tij në drejtim të sigurimit dhe garantimit të autonomisë  dhe pavarësisë së gjyqësorit nëpërmjet kryerjes së funksioneve të tij", shtoi ai.

Si moment të dytë të përcaktimit të përgjegjësisë, ai vuri në dukje intervistën e kryetares Besa Ademi në të cilën ajo flet për presione ndaj gjyqtarëve suprem, për të cilat, siç ka theksuar, është thirrur në takim, në të cilin nuk është paraqitur.

Me këtë sjellje dhe veprim, siç tha, "jo vetëm që pengoi dhe pamundësoi Këshilli Gjyqësor të arrijë qëllimin e tij themelor, që është sigurimi dhe garantimi i autonomisë dhe pavarësisë së autoritetit gjyqësor, duke kryer funksionet e tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, por u tregoi mungesë kulture profesionale dhe juridike në sjelljen dhe respektimin e institucioneve brenda sistemit gjyqësor”, dhe kjo, siç theksoi kontribuon në uljen e besimit të qytetarëve tek gjyqësori, duke vepruar kështu në kundërshtim me nenin 43 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të RMV-së dhe me këtë i ka tejkaluar dhe shkelur kompetencat ligjore.

Sipas kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, pikërisht rezultati i kësaj procedure do të përcaktojë të ardhmen e gjyqësorit tonë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

 

Avokatja e saj, Pavlina Zefiq, i shpjegoi akuzat nga përgjigja e kërkesës me çka si argument të parë e theksoi raportin e Misionit Vlerësues të Bashkimit Evropian i cili e përfshin periudhën për të cilën ka të bëjë kërkesa.

"Duke pasur parasysh se i njëjti nuk është i kapshëm në publik, ndërsa pas kërkesës paraprake me shkrim të ekspertëve të BE-së morëm leje të shfrytëzonim vetëm dy paragrafe të të njëjtit të cilët janë në vijë të mbrojtjes sonë se akuzat e kërkesës janë të pabaza", tha ajo, duke sqaruar se aty është rekomanduar që kryetari i Gjykatës Supreme më të mos jetë pjesë e Këshillit Gjyqësor që të sigurohet pavarësi e brendshme në gjyqësor.

Ajo theksoi se kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i Drejtësisë, nuk kanë marrë pjesë në mbledhje pas ngjarjeve të fundit kontroverse në Këshillin Gjyqësor, dhe kjo, siç tha, nuk është shkelje e ligjit. 

"Nëse ministri i Drejtësisë dhe kryetari i gjykatës supreme nuk janë anëtarë të Këshillit Gjyqësor, duhet të sigurohen mekanizma për koordinim mes këtyre tre institucioneve, me qëllim që të sigurohet komunikim dhe bashkëpunim. Kjo mund të bëhet në mënyrë mujore, përmes takimeve joformale. Është me rëndësi që procesverbalet nga këto takime të jenë të kapshme për publikun, me qëllim që të sigurohet transparencë", tha ajo.

Theksoi se është e drejtë që anëtar i Këshillit Gjyqësor të marrë pjesë në punën e Këshillit pa u definuar se çka përfaqëson pjesëmarrje. 

"Nëse shikojmë përmbajtjen e kërkesës, do të vërehet se pjesëmarrja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor në punën e tij barazohet me praninë fizike në seanca, gjë që nuk duhet të jetë kështu. Siç shihet nga procesverbali, mund të konstatojmë se jo çdo anëtar që ka qenë fizikisht i pranishëm në seancat në fjalë, ka marrë pjesë në pikat e rendit të ditës dhe ka bërë propozime", tha ajo, duke shtuar se është kontestuese të konsiderohet se pjesëmarrje në punë e këshillit gjyqësor është prezencë fizike në seancë.

Gjithashtu, si argument e theksuan edhe atë që nuk ekziston dispozitë specifike në sa mbledhje mund të marrë pjesë një anëtar i këshillit gjyqësor, si mund të flitet për tejkalim dhe shkelje të autorizimeve.

Ajo potencoi se Këshilli Gjyqësor duhet të ketë parasysh se Ademi është menaxhere dhe udhëheq me gjykatën më të lartë.

"Nuk mund të pajtohemi me deklaratën se ajo nuk ka marrë pjesë në seancat e Këshillit, sepse ju keni bashkëpunim të vazhdueshëm, ajo ju njofton për punën e Gjykatës Supreme, paraqet raporte dhe materiale lidhur me kryerjen e funksioneve të saj. Ju informon për gjendjen në gjyqësor dhe veçanërisht për gjendjen në gjykatën më të lartë në vend", tha ajo.

Mospjesëmarrja, siç tha, nuk ishte e nevojshme për kuorum për punë, dhe theksoi se vetëm për tri seanca në Këshillin Gjyqësor kryetarja është ftuar në afatin ligjor. 

"Nuk mund të pajtohemi me deklaratën se ajo ka munguar pa arsye në seanca. Nga përmbajtja e seancave, në një pjesë të madhe të tyre ka një deklaratë dhe titull mbi emrin e kryetarit, mungesën e arsyeshme, vetëm në një pjesë të vogël të procesverbaleve ka mungesë", tha ajo.

Mbrojtja është ankuar edhe për një pjesë të procesverbaleve të cilët nuk janë dorëzuar si dëshmi, sepse, siç theksoi avokatja, të njëjtët nuk ishin miratuar nga Këshilli Gjyqësor në momentin e dorëzimit të kërkesës, gjegjësisht janë miratuar më vonë. 

Lidhur me pikën e dytë të kërkesës për vendosje të përgjegjësisë, në lidhje me deklaratën e kryetares për presionet e gjykatësve dhe në lidgje me kërkesën për takim të kryetarit të Këshillit gjyqësor, ajo elaboroi se nuk është lënë mjaftueshëm hapësirë për takimin

"Kryetarja është kontaktuar me telefon nga kryetari i Këshilit gjyqëor me kërkesë që të realizohet takim. E ka njoftuar përmes telefonit se për shkak të afatit të shkurrër të njoftimit, të premten drejt të hënës, nuk do të ketë mundësi të marrë pjesë në takim, por thekson se se është e volitshme gjatë takimit të bisedohet edhe për progresin e shtetit tonë nga ana e BE-së, i cili është parashikuar të bëhet i ditur më 8.11.2023", elaboroi Zefiq.

Sipas kësaj, siç tha, nuk mun të pajtohemi me konstatimin në kërkesën se bëhet fjalë për sjellje injoruese të kryetares së Gjykatës Supreme ndaj Këshillit gjyqësor sepse e njejta ka lënë hapësirë që të realizohet takimi.

"Për fat të keq parashtruesi i kërkesës nuk ka lënë hapësirë për atë takim sepse një ditë më vonë e parashtron kërkesën për vërtetimin e pëegjegjësisë", tha ajo.

Takimin që e ka kërkuar kryeari, sipas tyre, nuk është formë e institucionalizuar. Shkak për ngritjen e kërkesës për përgjegjësi për shkrimet e saj në media për presione në jurisprudencë, i kanë problematizuar nga aspekti i shkeëljes së lirisë së shprehjes, sepse, sipas tyre, kryetarja me intervistën e saj e realizon të drejtën e saj kushtetuese.

Pastaj avokatja mbrojtëse u përqendrua në disa raste të Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut ku vërtetohet shkelje e lirisë së shprehjes dhe kërkoi që procedura të vazhdojë me ndalesë.

Pastaj anëtari Milazim Mustafa u përqendrua në disa konstatime në përgjigjen e mbrojtjes së Ademit dhe theksoi se në të ka më shumë kontradikta dhe siç tha, janë vetëm justifike.

"Në përgjigje ka më shumë kontradikta, në të cilat qartë shihet se qëllimi i vetëm është që ta justifikojë mosardhjen e saj dhe mospraninë në seancë", tha ai.

Mustafa iu referua secilës përgjigje dhe i drejtoi pyetje të drejtpërdrejta kryetares Ademi, e cila nga ana e saj i sqaroi përgjigjet.

Sa i përket mungesës së saj, Ademi ka theksuar se, siç tha, “të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në Këshillin Gjyqësor kanë qenë disi demotivuese nga pikëpamja profesionale”. Në fund u lexuan edhe dëshmitë.

Seanca vazhdon me fjalën përfundimtare. ls/fc/mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR