• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Për 15,3 për qind më shumë të sëmurë nga gripi në krahasim me javën e kaluar

Për 15,3 për qind më shumë të sëmurë nga gripi në krahasim me javën e kaluar

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Gjatë javës së dytë të këtij viti, më saktë nga 8 deri më 14 janar, në vend janë regjistruar 1.182 raste të të sëmurëve nga gripi ose sëmundje të ngjashme, që përfaqëson rritje për 15,3 për qind në krahasim me javën e kaluar, tregojnë të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Numri i personave të regjistruar këtë javë, në krahasim me javën e dytë të sezonit të kaluar, është ulur për 12,2 për qind, përderisa, në krahasim me numrin për javën e dytë nga lakorja tipike epidemike, e modeluar nga 13 sezonet e fundit, është rritur për 32,6 për qind. 

Në laboratorin e virusologjisë të ISHP-së, kanë arritur 49 materiale prej të cilëve janë detektuar 26 raste pozitive në Influenza, 22 А(H1)pdm09, një  Influenza А(H3) dhe  3 Influenza А. Janë regjistruar pesë pacientë me virus respirator sincicial dhe një pacient me  SARS-CoV-2.

Sa i përket moshës, 639 persona janë të moshës prej 15-64, 205 fëmijë të moshës prej 5-14 vjet, 167 fëmijë të moshës deri 4 vjet dhe 171 persona të moshës mbi 65 vjet. 

Incidencë më e lartë regjistrohet te fëmijët e moshës deri katër vjet. 

Numri më i madh i të sëmurëve janë në Shkup -186, Manastir -168, Dibër -153, Tetovë -143, Gostivar -123, ndërsa në qytetet e tjera, numri i të regjistruarve është ≤100.

Në Sveti Nikollë ka aktivitet të lartë të virusit të gripit, ndërsa në Dibër aktivitet shumë të lartë të virusit. 

Gjatë kësaj jave, është regjistruar një rast i vdekjes që asocon me grip. Bëhet fjalë për person të moshës prej 65 vjet nga Gostivari, i hospitalizuar në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse në Shkup. Te personi i ndjerë është konfirmuar prani e komorbiditetit, kardiovaskulare dhe të mushkërive të bardha dhe nuk ishte vaksinuar me vaksinë kundër gripit sezonal. Te personi i ndjerë, është konfirmuar Influenza А(H1)pdm09.

Në sezonin 2023/2024, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit ose sëmundjeve të ngjashme, është 3.500, në krahasim me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të regjistruara është rritur për 13 për qind, ndërsa në raport me modelin nga 13 sezonet e fundit, është regjistruar rritje prej  35,8 për qind. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR