• e hënë, 23 dhjetor 2024

OVKKIPS me aktivitete parandaluese për parandalimin e korrupsionit dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

OVKKIPS me aktivitete parandaluese për parandalimin e korrupsionit dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Në vendkalimet kufitare Bllacë, e poshtme, Tabanovcë dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, zyrtarë policorë nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm (OVKKIPS) gjatë ditës së djeshme i kanë njoftuar qytetarët me përgjegjësitë e Departamentit dhe mënyrën se si mund t'i ushtrojnë të drejtat gjatë paraqitjes së ankesave kundër punonjësve në MPB.

Nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë dhe shkëmbimit të materialit informativ, të përgatitur nga Eurotink – Qendra për Strategji Evropiane, qytetarët u informuan për procedurat dhe mundësitë e raportimit të rasteve të korrupsionit apo sjelljes së pahijshme të punëtorëve në MPB.

Siç informojnë nga MPB, bëhet fjalë për aktivitete për parandalimin e korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e integritetit të punonjësve të MPB-së, të cilat janë realizuar nga (OVKKIPS).

Qëllimi i këtij aktiviteti parandalues ​​të OVKKIPS është që të ndërgjegjësojë qytetarët për mënyrat e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të tyre para Departamentit. Në të njëjtën kohë, kjo nismë synon të ketë një efekt parandalues ​​për punëtorët në MBP, gjë që do të përmirësojë cilësinë e punës së tyre.

Qëllimi përfundimtar më i rëndësishëm është shtypja e korrupsionit në radhët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe rritja e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit. ls/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR