• e shtunë, 23 nëntor 2024

Osmani: Për zgjedhjet le të vendosin të tjerët, BDI është në pozitë më komode

Osmani: Për zgjedhjet le të vendosin të tjerët, BDI është në pozitë më komode

Shkup, 18 nëntor 2023 (MIA) - Ende jemi në fazën e përcaktimit nëse zgjedhjet do të mbahen të përbashkëta apo ndaras dhe kur dhe nga kjo do të varet se si do t'u qasemi zgjedhjeve, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke iu përgjigjur pyetjes nëse partia e tij BDI në zgjedhje do të ketë kandidatin e vet ose të përbashkët me partnerët e koalicionit.

"Qëndrimi ynë mbetet, ua lëmë të tjerëve të vendosin. Ne do të mbështesim çdo zgjidhje – qofshin zgjedhje të ndara apo të përbashkëta. Ne i kemi thënë argumentet pse do të ishte më mirë të jenë të përbashkëta, por le të vendosin të tjerët sepse ndoshta është jomodeste, por BDI-ja është në pozitë më komode tani, sepse në këtë mandat ka realizuar pjesën më të madhe të asaj që është premtuar para zgjedhjeve dhe të gjitha anketat e brendshme tregojnë se BDI është padyshim fituese në zgjedhjet e ardhshme", tha Osmani, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të pullës postare me rastin e paralajmërimit të aktivitetit të Këshillit ministror të OSBE-së në Shkup.

Në pyetjen nëse gjatë periudhës së Qeverisë teknike shihet si kryeministër dhe nëse në partinë e tij janë diskutuar emra konkretë si kandidatë për kryetar të qeverisë, Osmani është përgjigjur se “në BDI po zbardhet debati” rreth asaj se kush do të jetë kandidati i tyre i propozuar.

“Ende nuk ka vendim, ka më shumë biseda dhe analiza, por duhet të mblidhen organet e partisë që formalisht të propozojmë kandidat dhe nuk do të komentoj derisa ai debat të arrijë në organet e partisë”, u përgjigj Osmani.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR