• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Në takimin e grupeve eksperte të MPJ të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është bërë evaluimi i marrëdhënieve të ndërsjellta

Osmani: Në takimin e grupeve eksperte të MPJ të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është bërë evaluimi i marrëdhënieve të ndërsjellta

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Në takimin e grupeve eksperte të punës të ministrrive të punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, sipas ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ishte bërë evaluimi i shkallës së marrëdhënieve mes dy shteteve.

"Kumtesat ishin identike. Zakonisht kur kemi kumtesa të përbashkëta ne e konsiderojmë si sukses", tha Osmani në Top Tema në televizionin Telma, duke cekur se fokusi ishte edhe në bashkëpunimin bilateral sektorial, megjithatë edhe në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe rrugën evropiane të shtetit. Ky cikël i takimeve, sipas tij, ka filluar me nismën tonë.

"Pas asaj krize të marrëdhënieve që ndodhi rreth shoqatave, ne tentuam të kthehemi sërish në një rrugë normale sepse unë besoj në tezën se nëse nuk komunikojmë, dikush tjetër do të hyjë në atë komunikim dhe do ta zhvendosë, do ta zhvendosë në një tjetër rrugë, kështu që ishte një nga takimet e rregullta mes dy ministrive", tha Osmani.

Mes tjerash, u bë fjalë edhe për biznes forumi që në dhjetor duhet të mbahet në Sofje, pas atij në Shkup vitin e kaluar.

Këto takime, theksoi Osmani, nuk lidhen me hapjen e kapitujve. "Për konferencën e dytë ndërqeveritare ka vetëm një kusht, e ato janë ndryshimet kushtetuese. Për hapjen e kapitujve janë vetëm bençmarkët, e ato janë dëshmitë për sundim të së drejtës dhe për administratën publike. Asgjë nga protokolli nuk është kussht për konferencën e dytë ndërqeveritare përveç ndryshimeve kushtetuese apo ndërkaq për hapje të kapitujve", tha ministri i Punëve të Jashtme. ab/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR