• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Osmani në mesin e 13 ministrave të punëve të jashtme me një version unik në Tuiter të himnit të Ukrainës me rastin e Ditës së Pavarësisë

Osmani në mesin e 13 ministrave të punëve të jashtme me një version unik në Tuiter të himnit të Ukrainës me rastin e Ditës së Pavarësisë

Shkup, 24 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot i është bashkuar nismës ndërkombëtare për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës- 24 Gushtin. 

Në kuadër të shënimit, Osmani iu bashkua nismës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, e cila u mbështet nga një numër i madh i ministrave të punëve të jashtme. 

 

Siç informojnë nga MPJ-ja, Osmani ka përcjellë vargun e himnit të Ukrainës që ka nisur nga Kuleba në profilin e tij në rrjetin social “X”, e që është përcjellë nga krerët e diplomacisë botërore.

"Ky është një tjetër gjest simbolik që konfirmon mbështetjen që Maqedonia e Veriut i jep Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, e cila është nën agresionin ushtarak rus" thekson MPJ-ja. 

 Në shenjë mbështetjeje, dje në ndërtesën e MPJ-së është vendosur flamuri ukrainas për nder të Ditës së Flamurit Shtetëror të Ukrainës.

 

QËNDRONI TË LIDHUR