Osmani në Forumin rajonal të Unionit për Mesdheun në Barcelonë
- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Forumin Rajonal të Unionit për Mesdheun, në Barcelonë.
- Post By Besnik Shuki
- 17:39, 26 nëntor, 2023

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Forumin rajonal të Unionit për Mesdheun, në Barcelonë.
Osmani, siç informoi MPJ, ka marrë ftesë nga përfaqësuesi i Lartë dhe zëvendëskryetar i Komisionit Europian, Zhozep Borrell dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ajman Safadi.
Forumi i tetë rajonal i Unionit për Mesdheun do të mbledh ministrat e jashtëm të 43-të vendeve anëtare të Unionit për Mesdheun.
Në fokus të diskutimeve do të jetë situata në Izrael-Palestinë dhe pasojat për rajonin e Lindjes së Afërt. bsh/
Foto: MIA arkiv