• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Malta do të kryesojë me OSBE-në për vitin 2024

Osmani: Malta do të kryesojë me OSBE-në për vitin 2024

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA)- Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesues i OSBE-së, Bujar Osmani ka informuar se në takimin përgatitor dhe Këshillin e përhershëm të ambasadorëve të 57 vendeve pjesëmarrëse të Organizatës në Vjenë është arrit konsensus që Malta të jetë vendi i ardhshëm kryesues me organizatën rajonale të sigurisë për vitin 2024.

"Lajme të mira nga Vjena. Sot në takimin përgatitor dhe Këshillin e përhershëm ambasadorët e 57 vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së arritën konsensus dhe u soll vendim që i hap rrugën kryesimit të ardhshëm të OSBE-së në vitin 2024. Vendimi do të konfirmohet në Këshillin ministror të 30-të të OSBE-së në Shkup. Mirënjohje Maltës për gatishmërinë që ta marrë përsipër këtë rol jetik dhe të gjitha vendeve pjesëmarrëse dhe partnere të OSBE-së për fleksibilitetin dhe mbështetjen e tyre", bëri të ditur Osmani në profilin e tij në Fejsbuk.

Zgjidhja për Maltën është arritur pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për të arritur konsensus mbi kandidaturën e Estonisë për të kryesuar me organizatën në vitin 2024.  

Maqedonia e Veriut mori kryesimin e organizatës më të madhe rajonale të sigurisë nga Polonia me 1 janar 2023. Kryesimi njëvjeçar i OSBE-së për vitin 2025 do të jetë në duart e Finlandës. si/

Foto: MIA/printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR